Nderim dy mësuesve të gjallë nga Shqipëria që shërbyen në Kosovë

 

Sot në Ditën e Mësuesit- 7 Marsit, përmes portalit tonë, prointegra.ch, dom të uroj gjithë mësuesit tanë, kudo që janë, të cilët si flakadan shpërndajnë dritë e dije në gjuhën tonë të ëmbël, me fotot e dy mësuesve të parë që erdhën në Kosovë, por që ende janë gjallë: ABDULLAH LAÇI SHABANAJ – 97 vjeçar nga Elbasani dhe mësuesin 93 vjeçar SELAMI KREKA, nga Korça që shërbyen që të dy në Ferizaj.

 Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Këtij urimi dhe përgëzimi ia bashkëngjisim edhe foto-kujtimin e Misionit të parë arsimor që me urdhër të të Ministrit Ernest Koliçi, në krye me Ali Harshovën më 13 Korrik 1941 në Prizren. Ja edhe përshtypja e parë e kryemisionarit shkruar 80 vjet më parë: “Kudo që vajtëm na pritën me gëzim e entuziazëm sikur po u zbriste Perëndia nga qielltë”… Fryma shqiptare po buçet në të gjitha anët e Kosovës . Sundimi i rëndë serb jo vetëm nuk e ka përulur shqiptarësinë e krenarinë e këtij populli, por e ka forcuar ca më tepër ( Nga Arkivi personal i Ali Hashrovës

Nga qindra mësues që u shpërndan trojeve etnike shqiptare si një flakadan dije e drite, kam arrit të mësoj se edhe më tej jetojnë dy nga viganët e asaj periudhe: në Elbasan mësuesi 97 vjeçar, Abdullah Laçi- Shabanaj dhe në Korçë mësuesi 94 vjeçar, që të dy ish- mësues në komunën e Ferizajt . Ndaj edhe me këtë rast përmes tyre duam të

Në përpjekjet për të mësuar se a ka ende mësues në jetë që nga Shqipëria, shkuan për të ngritur shkollën shqipe në Kosovë dhe në trojet tjera etnike shqiptare, së voni mësova se pos Selami Krekës nga Korça, që është në prag të 95-tave(u lind me 25 Korrik 1926 në Krosnisht të Krahinës së Gorës)  e që ende është vital e që ka një kujtesë të shkëlqyeshme, po asht në Elbasan ende është në jetë mësuesi Abdullah Shabanaj, që në Kosovë mbante mbiemrin Laçi ( u lind në Elbasan në mars të vitit 1923 ). Në përpjekjet që themeluesi i shoqatës prointegra,ch, Osman Osmani para sa ditësh në Elbasan, për të takuar mësuesin Abdullah, për shkaqe shëndetësore të rënduar edhe nga mosha, nuk arriti ta takoj.

Megjithatë edhe tash Mësuesi Abdullah i ka të freskëta në kujtesë ditëve para në Talinfc të Ferizajt, ku edhe erdhi edhe pas çlirimit të Kosovës i ftuar edhe nga disa ish nxënës të tij që ende janë në këtë botë. Duke shfletuar kujtimet nga ditët e para të mësuesisë, në katundin Talinoc të Ferizajt, ku shërbeu për herë të parë, mësuesi Abdullah thotë se: “ Ishte kënaqësi të bisedosh me banorë, të cilët ishin të kënaqur me punën tonë, sidomos kur përmendej e kaluara e lavdishme historike shqiptare”.

Ndërsa që mësuesin Selami e kam dakua disa herë dhe ka kujtime të jashtëzakonshme për gjitha lokalitetet dhe banorët e nxënësit ku shërbeu, derisa u burgos , u tortura dhe u dëbua nga UDB-a serbo jugosllave. Ndaj edhe që të dyve në këtë Ditë mësuesie shumë shëndet dhe jetëgjatësi me gjitha të mirat në familjet e tyre!

(Me përjashtim të fotos së misionit t¨parë gjitha fotot janë autoriale, kryesisht të shkrepura në Korçë në godinën e Shkollës së parë, apo siç quhet ndryshe ABC-në shqipe)