Manifestimi letrar ‚Azem Shkreli‘ në Gjermani

Edhe këtë vit Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani organizon manifestimin tradicional letrar të organizatës, të titulluar ‚Azem Shkreli‚. Ky event mbahet në Dyseldorf me datën 5 qershor nga ora 13:00 dhe marrin pjesë shkrimtarë e poet nga Gjermania dhe nga mërgata shqiptare.

Këtë vit pritet të ketë mjaft përfaqësues nga trevat shqiptare e gjermane bashkë me këngëtarë dhe instrumentistë muzikor. Gjatë ditës pos prezantimit të librave të ndryshëm, pritet të mbahet edhe Ora letrare, e cila do të pasojë me ndarjen e çmimit letrar për mërgatën ‚Azem Shkreli‚.