(Hasan Vokshi, Elhami Nimani e Tajar Hatipi: Antologji e letërsis shqipe, “Mustafa Bakija, Prishtinë, 1954)
Nga Prof. Dr. Isak Shema
Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1951 është botuar libri “Nga letërsia shqipe”. Përmbledhja e parë e poezisë shqipe është ”Nji fyell ndër male” e Martin Camajt (1953). Më 1954 Shtëpia Botuese “Mustafa Bakija” botoi librin e parë të antologjisë me titullin ANTOLOGJI E LETËRSIS SHQIPE. Mbarshtruen: Hasan Vokshi, Elhami Nimani dhe Tajar Hatipi. Ky libër i rrallë, 286 faqe, është botuar në 4000 ekzemplarë.
Antologjia nuk është përfshirë në Bibliografi të librit shqip “Një pasqyrë e veprimtarisë botuese në Kosovë 1945-1972, Biblioteka, Popullore dhe Universitare e Kosovës, Prishtinë, 1973