“Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”

Në Prishtinë është hapur ekspozita dedikuar fëmijëve të vrarë gjatë luftës dhe atyre për fatinn e të cilëve nuk dihet asgjë. Kjo ekspozitë është hapur nga Fondacioni për të Drejtën Humanitare në Kosovë. “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”, e mbanë emrin kjo ekspozitë, në muret e së cilës qëndrojnë emrat e 1133 fëmijëve të vrarë dhe 109 të tjerëve të zhdukur.

Kjo ekspozitë i është dedikuar pikërisht këtyre fëmijëve , ku të ekspozuara shohim rroba, këpucë e lodra të këtyre fëmijëve ashtu sic ata i kanë lënë.

Arsyja që është hapur kjo ekspozitë është sepse për gjithë këto 20 vjetë asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë për të kërkuar drejtësi për këta fëmijë të pafajshëm që u vranë nga dora gjakatare kriminele serbe.

Të gjitha dëshmitë që ndodhen të ekspozuara në këtë ekspozitë, ka 20 vjetë që po mblidhen dhe provat po shënohen nga vendet e ngjarjes. Si rrobat, si fotografitë janë marrë me leje nga familjarët, ndërsa po qëndrojnë aty për të dëshmuar krimin dhe gjenocidin që është ushtruar mbi fëmijët shqiptarë.

Që nga data e hapjes e deri më tani këtë ekspozitë e kanë vizituar rreth 90 vizitorë, përfshirë vendor dhe ndërkombëtar. Kjo ekspozitë është paraparë që të mbetet e hapur për një vit, në mënyrë që sa më shumë qytetarë të kenë rastin ta vizitojnë këtë kënd që i ka bërë të gjalla kujtimet për këta fëmijë që u vranë gjatë luftës së fundit në Kosovë.