Sot erdhëm nergut nga Zvicra në Elbasan për të shënuar një ngjarje të jashtëzakonshme për arsimin shqip në Kosovë: 100 vjetorin e lindjes së mësuesit Abdullah Laçi- Shabanaj, të vetëm nga plejada e qindra mësuesve nga Shqipëria që shërbyen me devotshmëri për ti vu themelet e para të shkollës shqipe në Kosovë-. Shërbeu që nga 10 tetori 1942 në Talinoc të Muhaxherve të Ferizajt, që në moshën djaloshare.- Këtë jubile dhe gëzim të Tij, kur ky pishtar shkeli sot në shekullin e dytë të jetës e ndamë me vajzën dhe dhëndërinë e tij dhe me djalin dhe renë e ish mësuesit Ymer Shyphjea, që po ashtu shërbeu, në kudër të qindra mësuesve që dërgoi ministri Ernes Koliqi.
Teksti: Rexhep Rifati
Fotot Osman Osmani
Abdullah Shabanaj, që sot mbijetoi shekullin e parë të jetës, i lindur në Elbasan më 1 Mars 1023 kur erdhi në Kosovë kishte mbiemrin Laçi, u lind në Elbasan në mars të vitit 1923, shkollën normale e ka mbaruar në vitin 1941 dhe me të diplomuar i qe përgjigjur ftesës së ministrit Ernest Koliqi për të shkuar në Kosovë. Edhe atë , më 10 tetor 1942 në Talinoc të Muhaxherve Ferizajt, të cilin edhe sot pas 80 vjetësh nga ai udhëtim vazhdimisht e ka në kujtesë dhe e përmend këtë fshat dhe shkollën ku shkoj si mësues, ndonëse mjaft shumë ka humbë nga kujtese . Ai vite më parë, thoshte se : “ Ishte kënaqësi të bisedosh me banorë, të cilët ishin të lumtur me punën tonë, sidomos kur përmendej e kaluara e lavdishme historike shqiptare”. Përndryshe mësuesi i parë që themeli shkollën në Talinoc të Muhaxherëve ishte Rrahman Palushi nga Bicaj- Kukës, viti 1941, ndërsa një vit më vonë atij ii bashkohet Abdullah Laçi ngase në vitin shkollor 1942-1943 numri i nxënësve thuaja se u dyfishua.
Gjatë vizitës së sotme në emër të portalit tonë prointegrfa.ch bashkë me Osman Osmanin, që udhëtuam nga Zvicra, hasëm në një pritje shumë shumüë të përzemërt nga mësuesi Abdullah si dhe vajza dhe i tij Flora dhe dhëndëri Kujtim Çengeli, që kujdesen për mësuesin shekullor e shembullor. Për të vajtur deri te ai na shoqëroi Veli Shpheja, djali i Veli Shphejes që në të njëjtën kohë ishte mësues në shkollën “Ismail Qemali”, tash “Tefik Çanga” në Ferizaj. Ndërkohë takuam edhe Andi Enver Karamanin, të nipin e ish-mësuesit Albert Karamani i cili qysh në viti 1945 i është bashkuar mësuesve vullnetar të Elbasanit për të punuar në shkollat e porsahapura shqipe në Kosovë, ku edhe për dy vjet ishte mësues në Shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj deri sa e arrestoi UDBA jugosllave. Po ashtu takuam edhe Cen Dylgjerin, të birin e mësuesit Hasan Dylgjeri, që si inspektor arsimor në rrethin e Gjilanit hapi 120 shkolla shqipe në Kosovë.
Por ti kthehemi edhe njëherë mësuesit Abdullah për të cilin edhe kishim vajtur sot në Elbasan: Abdullahu ne moshën 86 vjeçare , në maj 2008, pati një ardhje në shkollën fillore tetëvjeçare në Talinoc, edhe ai ishte tejet i kënaqur që i gjeti disa nxënës të tij në moshën 70 vjeçare. Edhe më i lumtur ishte se e pa Kosovën të lirë dhe të pavarur. Jeta deshi që mësuesi Abdullah të jetë edhe njëherë në Ferizaj edhe atë më 30 tetor 2016, kur mori pjesë në 75 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe “Ismail Qemali”, më vonë “Tefik Çanga”.
Momenti më i vështirë për mësuesin Abdullah Laçi- Shabanaj ishte largimi i tij nga Kosova më 3 korrik 1944, kur pushteti i atyre viteve pa asnjë sqarim i grumbulloi me dhjetëra mësues dhe i dëboi për në Shqipëri ndërsa disa nga ta edhe i mbante edhe më tej në burgje, përmes proceseve të montuara politike. Por ishte ndër të paktët që e përjetoi pavarësinë Kosovës.
Djemve të mësuesve që shërbyen në Kosovë ua dhurava librin time kushtuar arbëreshëve.






























