Trendi i ikjes së të rinjve nga vendi, po vazhdon edhe këto ditë, ku sic duket nnjë numër i konsiderueshëm i tyre kannë lëshuar venndin për të shkuar diku ku atta do të kenë mundësi më të lehta të gjejnë një vend pune.
Kjo valë e ikjeve erdhi sidomos pas deklaratave së fundi nga disa zyrtarë, të cilët me të madhe kanë punësuar familjarët e tyre nnë ndërmarrje publike dhe institucione të Kosovës, duke thënë se është normale që do tti punësojnë familjarët dhe militantët para qytetarëve të cilët kanë të drejtë të njejtë në punësim me cdo kë tjetër.
Këto zhvillime të fundit kanë bërë deputetët e opozitës dhe disa deputetët të tjerë të partive në pushtet, që të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, për të folur pikërisht për këtë cështje mjaft shqetësuese për banorët e Kosovës.
Thirrjen e seancës e kanë kërkuar 41 deputetë me pikën e vetme të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e venditt nga të rinjtë, si rreziku më i madh që I kanoset vendit nga paslufta.