Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, shpërblen gazetarin Rexhep Rifati për Vepër Jetësore «Dielli Dardan»

Përmes një njoftimi Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, njoftoi se në kuadër të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit ka shpërblyer një numër krijuesish në mërgatë, ndër ta edhe gazetarin tonë, Rexhep Rifati. Ja edhe publikimi i plotë i kësaj Lidhjeje, lëshuar nga kryetari, poeti Musa Jupolli: 

Kritika letrare përcakton vlerën artistike të artit, letërsisë, shkencës, kulturës gjuhësore, sportive dhe edukuese, arritjen, po edhe frymëzimin, dhe na bënë që të ndjehemi mirë me artin, me filozofinë, me jetën shpirtërore!

Rexhep Rifati

Për Vepër Jetësore «Dielli Dardan» çmohet kontributi i Rexhep Rifatit n’udhëtimet e tij të palodhshme, ku gjejmë shpirtin e krijuesit, gazetarit e fotografit me përshkrime dhe filozofi të pasur, me fotografi kujtimi që do të ruhen brez pas brezi, me theks udhëtimet e Z. Rifatit në vendbanimet e arbëreshëve janë pasuri që i kalojnë të gjitha çmimet!

Kryetari: Musa Jupolli

Paris 28 Nëntor 2020

Me këtë rast Redaksia e portalit tonë: prointegra.ch, falënderon Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë për këtë çmim të lartë që i ndau gazetarit tonë, Rexhep Rifati.