Heroi i popullit Bajram Curri në filatelinë e Kosovës

( Përkujtim dhe nderim heroit Bajram Curri në 100 vjetorin e vrasjes)

 Nga:Hysen S.Dizdari, studi

ues i filatelisë shqiptare , Tiranë

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes pavarsisë me 27 Nëntorit 2012, Posta e Kosovës emetoi një emision me pulla postare të emërtuar “100 vjet shtet”  

Pulla postare e këtij emisioni paraqet tri nga figurat më të Ndritura të Kombit Shqipëtarë: Bajram Curri, Hasan Prishtinen e  Isa Boletinin të cilët jo rastësisht e kanë origjinen e tyre me nga trojet e lashta shqiptare të Dardanisë,pra nga Kosova e sotme heroike.

Këta tre patriotë e  atëdhetarë bashkëpunuan ngushtë në vitet 1908 -1912 me patriotët e tjerë shqiptare:Ismail Qemalin, Nikollë Kaçorri, Luigj Gurakuqi, Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Rexhep Mitrovica, Dhimitër Berati, Murat Toptani, Thanas Flloqi, Nebi Sefa,e tjerw. Ky bashëkimi i këtyre mbi  40 burrave patriotë shqiptar,firmëtare të dekumentit të shpalljes pamvarsisë në të cilët duke u bashkuan si në kohën e Lavdishme të Gjergj Kastriotit Skendërbeut me  2 Mars 1444 në Beslidhjen e Lezhës , arritën të shpallin pamvarsinë e Shqipërisë me 28 Nëntore 1912.Për të nderuar këtë ngjarje të madhe historike,të Kombit Shqiptarë,Posta e Kosovës me të drejtë e ka emertuar këtë emision me pulla postare: “100 vjet shtet

Ky emision dhe kjo pullë postare ka vlerën tarifore :1 Euro, dhe është pasqyruar dhe katologuar në kotalogët e pullave postare me të njohurit të Europës dhe botës si në katalogun,-Michel/MO:237 dhe në katalogun -Yvert et Tellier/MO:124.

Prandaj ky emisione me pulla postare ka rëndësi të madhe historike dhe kulturore sepse pullat postare vendosin gurët kilometrik në historinë  e popujve,dhe kombeve  të  ndryshëm.Në këtë emision pasqyrohen edhe vlera të mëdha ideore,artistike sepse në një pullë postare në përmasa të vogla (në disa cm) praqiten të bashkuar,tri nga figurat më të mëdha Patriotike të Kosovës dhe Kombit Shqipëtarë: Bajram Curri , Hasan Prishtina e  Isa Boletini .

Por kjo  pullë postare shpreh edhe Iden e Madhe për të cilën punuan dhe luftuan  këta tre  patriotë ,na jep idenë e bashkimit  kombëtarë të shqiptarëve kudo që ndodhen pa dallime ideje, krahine dhe feje ashtu siç u bashkuan princat shqiptarët në kohën e Motit të madhë të Gjergj Kastriotit Skendërbeut.

Në sfondë kësaj  pullë paraqet flamurin kombëtar shqiptar me shqiponjën dy krenare dhe ngjitur me flamurin jepet deklerata e pamvarsisë e nënshkruar nga mbi 40  patritotët  shqiptarë me 28 Nëntore 1912.

Ky emisone me pulla postare, është një emisonet më të bukura dhe të vlersuera të pullës postare të Kosovës nga shqiptarët e të huaj kudo në botë sepse shpreh vlerat më të larta kulturore, artistike dhe historike,të popullit të lashtë shqiptarë të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë dhe përçon urat e miqësisë e bashkëpunimit midis popujeve dhe kombeve të ndryshëm në mbarë botën.

Prandaj duhet ti jemi mirënjohës dhe autores të kësaj pulle postare ,Znj.Hyrije Ademi për punën e saj profesjonale  në  kopozimin artistike dhe për vlerat ideore dhe  kombëtare që mbartë kjo pullë.

Në kohën e sotme,kur zhvillimi i shkencës e teknologjisë po ecën shumë përpara,pasioni i bukur i koleksionimit të pullave postare po venitet.

Prandaj është detyrë historike e  Postës Shqiptare dhe e Postës Kosovës që çdo vitë të planifikojnë dhe të organizojne më shumë, promovime dhe ekspozita filatelike të përbashketa,në shkallë kombëtare që të nxitin filatelistët (koleksionisët) për të koleksjonuar ,studjuar,shkruar e botuar me shumë libra mbi artin dhe shkencën e bukurë të  filatelisë shqiptare(në të dy shtetet)në Shqipëri dhe Kosovë .Por një rëndësi të veçantë duhet të  tregojne për të ngjallur e rritur dhe  forcuar tek brezi i ri i sotëm,pasionin e bukur të studimit e koleksionimit të pullave postare duke filluar me organizimin e ekspozitave filatelike  nëpër shkollat 9 vjeçare dhe të mesme si në Kosove dhe në Shqipëri sepse brezi i ri tek pulla postare gjen dhe mëson per  vlerat tona kulturore ,artistike,dhe historike, kombëtare, pavarësisht qe sot jetojmë  në dy shtete por i përkasim të njëjtit komb .

NJË KOMBE –NJË IDE –NJE FE–NJË QENDRIM-

Me këtë raste ju uroj të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën :

Me një Këngë kushtuar Heroit Popullit , Bajram Currit:

Pushkt e para që kan kris
N’Krumë të Hasit luftë është nis
Luftë e rrept me bajraktar
Luft e madhe me tradhtar

Kush luftoi n’at maje t’gurit
Me shtat zemra Bajram Curri
Kush luftoi n’at maje t’kepit
O trimat tonë kundra mbretit

O me vrap qeni kush po ik
Bajraktari me do zabit
Bajraktari ish kan i zi
Për do pare ik n’serbi
Kush luftoi për t’mirën tonë
Bajram Curri të tan thojnë
Ai luftoi për fukaranë
O për drejtësi e për vatanë

O Bajram Curr mor trim o burr
Emni yt s’harrohet kurrë
Populli i Hasit n’shenjë kujtimi
Lapidar i ngre ktij trimi
Se e pat lanë me gojë të tij
O n’Krumë të Hasit n’dhe me shti

Oo bjeshkë e male rreth e qark
Se harrojnë atë bajrak
Se harrojnë at porosi

Fund