Në një konferencë për shtyp mbajtur më 6 Nëntor 2020, në Lindau të Kantonit të Cyrihut, u promovua djathë i ri me shije tradicionale kosovare, produkt i një projekti që drejtohet nga deputeti kantonal, Daniel Wäfler, një mik mirë i Kosovës e që menaxhohet nga Zija Shabani, të cilët presin që ky lloj djathi do të jetë pjesë e menysë ditore njerëzit me prejardhje të Ballkanit.  

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Që nga periudha e pasluftës, mjaft qytetarët zviceran, shkuan me detyra të ndryshme në Kosovë dhe nga hezitimet e mëparshme lidhur me popullatën e atjeshme dhe për shtetin e ri në formësim, kaluan në miq të vërtetë Kosovës dhe të popullit të saj, madje edhe të shprehin interesim për realizimin e ndonjë projekti për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, me theks të veçantë për të shkolluar e punësuar një pjesë të rinisë, në mënyrë që të pakesohet hovi i shpërnguljeve enorme.

Deputeti kantonal Daniel Wäfler, një mik i vërtet i Kosovës

Po në këtë frymë para dhe pas lufte, në këtë front u angazhua edhe një mik i shquar, aktualisht deputet kantonal i Cyrihut, z. Daniel Wäfler, i cili pas disa vizitave të herëpashershme në Kosovë, madje duke u bërë edhe zotërues relativisht i mirë i shqipes, shprehi dëshirën që të shtojë bashkëpunimin e ndërsjellët. Ky motiv rezultoi edhe me një vizitë të një ekipi zviceran në Kosovë, institucioneve gjegjëse dhe agrobizneseve të atjeshme, për çka ai do të bëj një shkrim të veçantë autorial.

Por tash, ti kthehemi konkretisht djathit të ri “LINDI” me veçorit, cilësitë dhe shijen që ka, ndonëse siç dihet Zvicra është nga prodhuesit më të mëdhenj e më të shumëllojshëm të këtij produkti të rëndësishëm ushqimor.

Projekti nga ideja deri te produkti final

Projekti i djathit të kripur zviceran është një nga projektet e  Daniel Wäfler, në bashkëpunim me qumështoren e djathit Herschmettlen (Gossau ZH), bazuar në recetat e sipërmarrësit ballkanas Zija Shabani, pra një djathi i ri që u zhvillua përmes një bashkëpunimi të përbashkët. Projekti financiarisht gjeti mbështetje nga “Innnovativi Puure” dhe u realizua në përputhje me  eksperimentet e nevojshme nga mjeshtri i prodhimit të djathit Stefan Bürki. Së bashku me Strickhof dhe Zürcher, Lidhja e Bujqve ( Bauernverband) zhvilloi një markë të re dhe strategji të marketingut. Ndërsa që vet ideja për të bërë djathë shëllirë lindi shkurtin e kaluar në një udhëtim arsimor në Kosovë në përbërje:  Wetziker Karl Kupper, mësues në Strickhof, Zija Shabani, sipërmarrës dhe Daniel Wäfler, teknik bujqësorë dhe këshill kantonal nga Gossau ZH, që shprehen gatishmëri të bashkoheshin në këtë projekt. Projekti njëherësh,  zbulon se si promovohet e zhvillohet bujqësia kosovare përmes trajnimit profesional mund te jete. Më në fund, për shkak të pushimit të detyrueshëm të shkaktuar nga bllokimi, ideja lindi këtu në Zvicër që të prodhohet ky lloj djathi i shëllirë nga qumështi i lopëve zvicerane, e që mund tu shërbej edhe vet ballkanaseve si meny ditore.

Emërues i përbashkët: që djathi i ri të pagëzohet «Lindi»

Paraprakisht në konferencën për shtyp,  Ernst Friedli, këshilltar i për produktet e qumështit në Strickhof dhe prodhuesi kryesor i djathit Stefan Bürki, e në anën tjetër në cilësinë e Këshilltarit Kantonal, Daniel Wäfler dhe sipërmarrësit Zija Shabani,  për djathin e ri me shëllirë, ishte gjet emnusi i përbashkët që djathi i ri të pagëzohet «Lindi». Djathi është bërë nga qumështi i djathit Herschmettlen në Ottikon (Gossau ZH). Më tej u tha se, Djathi i shëllirë,  tashmë i përket edhe vet Ballkanit si meny ditore, e që edhe më tej pothuajse akoma është një i huaj për ne.

Nga ajo që dëgjuam në konferencën për media, të kufizuar vetëm me realizuesit e këtij projekti dhe gazetarëve, për shkak të rregullave kufizuese që imponon Kovid 19 u siç përqendruan te vet “pagëzimi” i djathit në Strickhof në Lindau, që ndërlidhet me vet vendin ku prodhohet- Lindau, por simbolikisht dhe praktikisht edhe me fjalën shqipi “Lindi”, si produkt i ri që po lind: si një djathë shëllirë ndërlidhur me vet traditat e prodhimit në trojet shqiptare.

Ndaj edhe para ditës të premtes, u fol konkretisht duke prezantuar para të pranishmëve edhe  prodhimin e parë të  djathin e parë shëllirë nga Oberland Zürich «Lindi», para publikut. Një produkt ky që do të forcojë ekonominë dhe kulturat rajonale. U përmend se faktorë të ndryshëm luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e sotëm të ushqimit, në saje edhe të metodave të reja tekniko- ekologjike të prodhimit duke u ofruar një çmim të favorshëm për prodhimin e qumështit edhe vet fermerëve.

Një djathë shëllirë që mund të tërheqës shijen e shumë ballkanasve në Zvicër 

Pra me rastin e promovimit para se të plasohet në treg u përmend se djathi i kripur, që bashkë emrin e produktit u zbuluan në mënyrë ceremoniale, me emrin “Lindi” qëndron në ndërlidhje si një shkurtim i komunës Lindau, ku Bläsihof, ndoshta shkolla më e vjetër bujqësore në Zvicër,  themeluar në 1824, ku në fakt Strickhof, sot është një nga institucionet më moderne arsimore bujqësore në Zvicër.

Prodhuesit dhe menaxherët e këtij produkti ,presin që rreth 500 mijë ballkanas që jetojnë në Zvicër të furnizohen me këtë artikull, aq më parë të mësuar me shijen e provuar në vendlindjen e tyre.

Informacion mbi pyetjet në lidhje me projektin, mund të siguroni përmes Daniel Wäfler, telefoni 079 678 34 60, ndërsa sa i përket furnizimit dhe shitblerjes përmes Zija Shabanit, telefoni 079 450 95 55