Zvicër: Manifesti i shoqatave të migrantëve kundër nismës pezulluese

Solidaritet në vend të përjashtimit

Zvicra e sotme nuk mund të merret me mend pa migrantet/ët. Me decenie të tëra ne jemi pjesë aktive e zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit. Pa ne Zvicra nuk do të ishte kjo që është sot.

Mirëpo, në vend se ky kontribut të njihej e pranohej dhe që në vend se atdheun tonë të përbashkët ta përparojmë, politikanët e djathtë populistë përpiqen ta përçajnë vendin. Ata emërtojnë veten si “ne” dhe ne si “të tjerët” – dhe gjithmonë flasin vetëm për veten e tyre. Kjo është e rrezikshme. Pasi politika, e cila bazohet në përjashtim, diskriminim dhe racizëm , nuk mund të ketë sukses. Vetëm bashkë mund të mund të ecim përpara, vetë shkohet prapa.

Por ata duan të shkojnë andej, të kthehen prapa në kohën e fuqisë së lirë dhe fleksible të punës, të ngjeshur bashkë në baraka dhe pa të drejta dhe, të ndarë nga familjet e tyre. Pasi, ky është qëllimi i vërtetë i nismës kufizuese të SVP/UDC-së: Në vend të mbrojtjes së pagave dhe të drejtave të njëjta ajo donë të kthehet prapa në statusin e pathënë të sezonierëve dhe liri veprimi për rrjepësit dhe shtypësit e pagave. Shumë punëmarrës dhe pa të drejta, që kryejnë punë të rënda e të mundimshme dhe që nuk mund të mbrohen.

Më shumë të drejta falë lirisë së lëvizjes
Liria e lëvizjes është një histori suksesi. Falë saj të gjithë – shtetasit/et e BE/EFTA sikur edhe zviceranët/et – mund të zgjedhin lirshëm, ku duam të jetojnë e të punojnë, mund të marrin familjet e tyre me veti dhe të jetojnë bashkë me to. Këto janë të drejta njerëzore, të cilat i garanton lëvizja e lirë e personave për shtetasit/et e BE-s dhe Zvicrës. Kjo i është bërë therë në sy SVP/UDC-së. Ajo donë që me nismën e saj të zhveshë nga të drejtat migrantet/ët dhe njëherazi të përkeqësoi pagat dhe të drejtat e punëmarrësve në Zvicër.

Ky imazh ksenofob shoqëror i orientuar në të kaluarën i SVP/UDC-së nuk është në përputhje me realitetin. Pasi, ne ka kohë që jemi këtu, si një pjesë e Zvicrës të shumëllojshme! Por, jo vetëm kriza aktuale ka treguar se ne sfidat mund ti përballojmë mjeshtërisht bashkë. Si përfaqësues të migranteve/ëve në Zvicër ne kundërshtojmë vendosmërisht sulmin karshi të drejtave tona të përbashkëta, pasi ne i qëndrojmë besnik parimit të barazisë për të gjithë. Nisma kufizuese na dëmton të gjithëve, pa marrë parasysh se të huaj/a apo zviceranë/e.

Përgjigja jonë karshi sulmit të SVP/UDC-së quhet solidariteti:

  • Në vend të ksenofobisë dhe përjashtimit, ne angazhohemi për një Zvicër të hapur, solidare dhe respekt-plotë.
  • Në vend të një politike kundër migrantëve/eve ne kërkojmë siguri qëndrimi, të drejtë në jetë familjare, liri lëvizjeje dhe qëndrimi të përhershëm si dhe trajtim të njëjtë për të gjithë!
  • Në vend se për interesa të një pakice ne luftojmë për drejtësi sociale dhe kushte të mira pune për të gjithë.

Për një Jo masive mbi nismën pezulluese!

Bashkërisht ne kundërshtojmë me vetëdije reduktimin e të drejtave tona! Ne nuk do të lejojmë, që të ngadhënjejë SVP/UDC me politikën e saj asociale dhe raciste.

Bashkërisht ne angazhohemi qartë për një JO mbi nismën pezulluese të SVP/UDC me 27 shtator 2020!