Zvicër, gëzuar Ditën e pavarësisë me flamujt tu që valëvisin fshatrave të Kosovës !  

Sot, më 1 Gusht, Ditën e Pavarësisë së Zvicrës,  kur rreth 300 mijë shqiptarë jetojnë në këtë shtet, përmes disa fotove që kam shkrep në Kosovë, bie në sy se popullata e zakonshme atje ushqen shumë simpati për Zvicrën dhe popullin e saj,  ndaj edhe në disa kulme shtëpish valëvitë krenarisht flamuri i shtetit helvetik  

 Foto e teksti: Rexhep Rifati

Kjo është edhe një dëshmi se, Zvicra dhe populli i saj mik, nuk është vetëm në zemrat e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet, duke ndërtuar një qenie të përbashkët, por edhe në vendin e prejardhjes. Kjo bie në sy sidomos në disa lokalitete të Kosovës: qytete e fshatra., ku me gjasë ata që kanë punuar në Zvicër dhe kanë ngritë një shtëpi atje, kanë vu mbi çati flamurin zviceran, në shenjë mirënjohje për të mirën që ia kanë pa shtetit dhe popullit të këtij vendi, që iu gjind kosovarëve në periudhat dhe ditët më të vështira, qoftë atëherë kur përballej me krizë ekonomike, apo edhe politike e veçmas në momentet kur jeta e shumë shqiptarëve varej në cep të litarit nga farosja e okupuesit serb.

Madje para se në institucionet e organizimet shtetërore, bie në sy tek njerëzit e zakonshëm, ata që kanë jetuar dhe kanë krijuar mirëqenie familjare përmes punës dhe jetës në shtetin helvetik.

Pos në Viti, ku është ngritur edhe një shesh me një gurë falënderimi për ish- ministren e punëve të jashtme, zonjën Micheline Calmy- Rey, e cila e para nga rangu i saj diplomatik u deklarua për pavarësinë e Kosovës, flamuj zviceran kam has edhe në fshatin Gadime si dhe në fshatin Reçak, katundin që përjetoi krimin gjenocidal nga okupuesi serb.

( Ndaj edhe nga udhëtimet e mija nëpër Kosovë kam fiksua këto tri foto në tri lokalitete ku krenarisht valëvit flamuri zviceran)