Ujëvarat e Mirushës

Kosova njihet si një vend mjaft i pasur turistik, kun ë mesin e vendeve turistike hynë edhe Ujëvarat e Mirushës.

Ujëvarat e Mirushës ndodhen në fshatin Llapcevë të komunës së Malishevës, si pjesë e një parku me rëndësi të vecantë natyrore, shkencore, kulturore e turistike, pjesë kjo që hynë në kategorine peizash i mbrojtur, kurse rrjedha e lumit Mirusha I përket kategorisë monument natyror.

Quhen ujëvarat e Mirushës, sepse gjatë rrjedhës së lumit Mirusha, I cili kalon nëpër grykënn që njihet si Kanioni i lumit Mirusha, krijohen 12 ujëvarra dhee 16 liqene, që paraqesin një fenomen të rrallë morfo-hidrologjik.

Në mars të vitit 2014, Kuvendi I Kosovës ka aprovuar Planin Hapësinor për zonën e mbrojtur “Ujëvarat e Mirushës”, të hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor, me qëllim që të ndikojë në ndalimin e zhvillimeve të paplanifikuara që dëmtojnë zonën.

Ujëvarat e Mirushës vecohen për vlerat unike të trashëgimisë natyrore, kombëtare dhe kulturore, andaj edhe synohet që të mbrohet nga ndikimet e jashtme dhe të shfrytëzohet në mënyrë racionale.