Në kuadër të udhëtimeve vizitova, shkollën e shqipe në Stubëll, ku na pritën studiuesit e këtushëm Isak Ahmeti e Sarë Gjergji. Nga Ferizaj shoqërohesha nga Ibrahim Hyseni mësues veteran dhe profesorët e historisë Ramadan D. Ramadani dhe Feriz Ilazi.
Sipas profesor Isak Ahmetit, për këtë shkollë kishte shkruar: “edhe studiuesi i njohur Dhimitër S. Shuteriqi, duke përmend se ishte, i rangut të një instituti të lartë ç‘ farë ishin zakonisht kolegjet fetare të asaj kohe në Evropë”. Studiuesi tjetër Sarë Gjergji, ka botuar librin “Shkolla e parë shqipe 1584-1905”. Në oborrin e shkollës është busti i Dom Mikel Tarabulluzit, mësuesit që shërbeu nga viti 1868-1888.
























