Udhëtimi për Kosovë, hiqni dorë nëse nuk është urgjent!

Këshillat për udhëtime sipas Departamentit federal të punëve të jashtme të Zvicrës korrespondojnë me analizën e situatës aktuale. Këto këshilla rishikohen rregullisht dhe modifikohen nëse është e nevojshme. Momentalisht Këshilli Federal rekomandon që të heqni dorë nga udhëtimi jo urgjent.

Nga Mirishahe Limani Hiler, Gjenevë

Çdo shtet, sipas situatës në të cilën ndodhet në lidhje me Covid-19, merr masa parandaluese për territorin e tij.

Tashmë e dimë se ekzistojnë disa lloje të kufizimeve të hyrjes në një shtet (ndalimi i hyrjes, karantina, certifikata e testit PCR, etj.).

Masat mbrojtëse janë në nivele të ndryshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ku kemi edhe kufizime në lirinë e lëvizjes.

Sot pas kontaktit tonë për ju, nga kompania e Aesyjet kemi mësuar se të gjithë ata që udhëtojnë nga Gjeneva për në Prishtinë duhet të prezantojnë rezultatin negativ të testit PCR meqë sipas kësaj kompanie edhe Kosova, edhe Zvicra janë vende me rrezik të lartë të infektimit me Covid 19.

Nuk ka asnjë përjashtim se çfarë pasaporte posedon personi që udhëton me Aesyjet, pasaportë të Kosovës apo të Zvicrës.

Meqë informatat ndryshojnë varësisht nga situata shëndetësore e popullatës së çdo shteti, qytetarët e Kosovës, për informata më të hollësishme duhet t’u drejtohen edhe ambasave e qendrave të tjera konsullore (nëse ato janë duke kryer punën e duhur në shërbim të qytetarëve?!)./MLH