Liria si akt i vetëdijshëm

0
872

Shemsije Elshani

Liria është akt i vetëdijshëm, dhe përshkruhet me “ngritje” për liri, ndërsa robëria është akt pasiv që përshkruhet me “rënie” rob, apo “ngelje”, “mbetje” rob.

Te ngrihesh për liri apo të ngelësh rob, janë gjendje të ndryshme të cilat i dallon vetëdija.
Nje liridashës me vetëdije ngritet për liri pa kushte. Një liridashës i tillë ngel tërë jetën luftëtar i lirisë në luftë, dhe mbrojës i saj në paqe.

Ndërsa vetëdija e robit lëviz vetëm deri te pozicioni i pushtetit.

Të parët, liridashësit, janë rezultat i mohimit të robërisë, të dytët pushtetarët, rezultat i sistemit të robërisë.

Njerëz me vetëdije të tillë të robit, të cilët për një moment luftuan armikun, sa të vinë në pushtet, bëhen armiq kryesor të lirisë.

Si rezultat kemi brezin e ri, i cili nga ajo liri, për të cilën prindërit e tyre u munduan, heqin dorë me lehtësinë më të madhe.

Të rinjët e tillë pastaj, ca ndjekin rrugën e pushtetit njësoj si prindërit, ca të tjerë merren vetem me punët e tyre personale, dikush duke u munduar për të mbijetuar, dikush për tu afirmuar, por gjithsesi larg deytrimit shoqëror për ta çuar idealin e brezit të mëparshëm para.

Ka patur të drejtë ai që ka thënë:- liria është lux, ndaj nuk arrinë ta ndërtojnë të gjithë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here