Shkolla shqipe në Londër feston Ditën e Çlirimit të Kosovës

Komuniteti shqiptar në Londër më 12 qershor për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës  ka mbushur rrugët me veshje kuq e zi dhe muzikë shqiptare. Në Childs Hill Park Shoqata ‚Ardhmëria‘ dhe ‚Mother Teresa Union‘ kanë organizuar programin festiv ‚Për ty Kosovë‘. Shfaqja e fëmijëve të shkollës shqipe shoqëruar me valle e këngë popullore shqiptare ishin ato që krijuan atmosferën e hareshme që mbizotëroi këtë ditë. Mes të pranishmëve ishin edhe figura të njohura si ambasadori Qirjako Qirko, kryebashkiaku Barnet dhe Councillor Alison Moore. Gjatë ditës u bënë gjithashtu ndarjet e medaljeve, mirënjohjeve dhe kupave për pjesëmarrësit e programit.