Studiuesit e autorët arbëresh sollën në Tiranë, pos librash edhe kujtesën për dheun e të parëve

Në ditën e parë të veprimtarisë kushtuar “Ditëve të Librit Arbëresh”, organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), që po zhvillohet në Tiranë të cilën e shpalli të hapur drejtoresha ekzekutive e kësaj qendre Diana Kastrati, e që do të zgjas për tri ditë , referuan studiues, shkrimtarë dhe publicistë arbëresh, duke ndriçuar përudha të rëndësishme të kulturës e të personaliteteve arbëreshe.

Teksti e fotot Rexhep Rifati

Në ambientet e Universitet të Tiranës, për tri ditë rresht po vazhdon kjo ngjarje e madhe kushtuar prodhimtarisë studimore, letrare e artistike të autorëve bashkëkohorë të komuniteteve arbëreshe në Itali, që përfshin një kohështrirje nga vitet ’50 të shekullit të kaluar e deri më sot, momenti tjetër ishte ai emocional që solli shumë afri e dashuri mes arbëreshëve të ardhur dhe vet tiranasve e të tjerëve që i pritën me shumë përzemërsi, falë Qendrës se Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA¨) , që drejtohet nga Profesoresha Diana Kastrati e cila bashkë me stafin e saj treguan jo vetëm një organizim të mirë por edhe një mikpritje të ngrohtë vëllazërore.

Ngjarja filloi me përshëndetjet dhe kënaqësinë e shprehur për këtë veprimtarie filluar nga zonja Diana Kastrati dhe vazhduar nga Artimis Malo vice ministre , Alekssandro Ruggera , Drejtor i Institutit të Kulturës Italiane dhe Esmeralda Kromidha drejtuese e e Katedrës së gjuhëve të huaja në Universitetin e Tiranës.

Do theksuar se gjatë këtij aktiviteti do të nxirren në pah dhe do të shqyrtohen nga afër emrat më të spikatur të kësaj aradhe studiuesish e autorësh bashkë me veprat e tyre. Në këtë kuadër, dje u hap një ekspozite e pasur të librave të këtyre dhjetëvjeçarëve, e cila i parapriu tri ditëve të ngjeshura me diskutime mbi disa prej veprave bashkëkohore, me pjesëmarrjen e vetë autorëve arbëreshë, në kuadër të të cilëve është edhe libri im : Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim.” i ftuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.

Pas fjalës përshëndetëse të drejtoreshës Diana Kastrati dhe fjalës së zëvendësministres së kulturës, në emër të grupit arbëresh, përshëndeti dhe foli presidenti i FAA (Federazione Associazioni Arbëreshë), Damiano Guagliardi i cili foli për hapat që janë bërë nga federata që ai drejton me shumë sukses dhe i cili ka marrë për sipër edhe organizimin për grumbullimin dhe dhurimin të qindra librave dhe materialeve arkivore arbëreshe për QSPA-në, e cila është bërë një qendër me shumë interes jo vetëm studime dhe hulumtime nga kjo fushë por edhe me interes më të gjerë kombëtar, pasi sot çështja arbëreshe po zgjon interesim gjithnjë e më të madhe edhe nga shqiptarët e trojeve etnike e diaspora çka tregon edhe shtimi i vizitave të ndërsjella dhe zgjerimi i këmbimeve kulturore në shumë sfera me interes të përbashkët në fy anët e Adriatikut.

Ndonëse organizatore QSPA -ja protagonistë ishin vet personalitetet e shquara arbëreshe të cilët ofruan materiale faktike se gjuha dhe kultura arbëreshe përkundër globalizmit edhe më tej është e gjallë dhe vepron edhe në fjalë edhe në vepra , e që kjo u pa edhe në rastin kur afro gjysma e referuesve arbëresh folën në gjuhën e të parëve .

Sipas programit, janë mbi 15 personalitete të kulturës bashkëkohore arbëreshe nga Kalabria e Sicilia, që përmes ligjëratave të tyre, do të shpalosin disa prej veprave më përfaqësuese të sferës shpirtërore arbëreshe. Ndërsa që në program unë jam i vetmi nga ata që nuk jam arbëresh, por që kam vizatuar të gjitha ngulimet arbëreshe, që njifen si bashki arbëreshe bashkë me disa fraksione të tyre.

Gjatë ditës së sotme bashkë me pjesëmarrësit, por edhe studentët e Universitetit të Tiranës, sidomos ata të gjuhëve të huaja vizituam sallat e librit arbëresh, por edhe librat që i ka arrit ti nxjerr apo ti botojë vet QSPA-së, si dhe një ekspozitë me fotografi kushtuar jetës dhe veprimtarisë së gruas arbëreshe.

Në ditën e dytë bëhet edhe prezantimi i librit tim , që këtu ka arrit bashkë me librat arbëresh, si dhe vazhdohet me referime tjera nga grupi arbëresh, përfshi edhe ata nga Sicilia.