SINJAL PËR SHQIPËRINË

(Rasti i parë i variantit të Afrikës së Jugut në Greqi)

 Një rast i parë i infektimit me variantin e koronavirusit të ri, i identifikuar nëAfrikën e Jugut, u zbulua sot në Selanik, qyteti i dytë më i madh në Greqi, mësuam nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik grek.

 Shkruan : Mirishahe Limani Hiler, Gjenevë  

Një takim i jashtëzakonshëm u mbajt sot pasdite në Selanik ku morën pjesë Sekretari i Shtetit “i urgjencës” për Mbrojtjen e Qytetarëve Nikos Hardalias dhe Presidenti Eody Panagiotis Arkoumaneas, thuhet në një deklaratë ministrore. Asnjë informacion tjetër nuk ishte në dispozicion ende për numrin e infeksioneve me variantin e Afrikës së Jugut, i cili sikurse varianti britanik, mund të transmetohet më lehtë.

Për një rast të infektuar, dy milion banorë në karantinë

Pas 10 muajsh shfaqet në Perth të Australisë rasti të parë lokal me Covid-19. Autoritet pas këtij lajmi kanë reaguar pa humbur kohë: 5 ditë karantinim. Rreth dy milion njerëz në Perth dhe rajonet fqinje të Peel dhe South West do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre që nga e diela në mbrëmje.

Ndalesë e përkohshme

“Të gjithë shtetasit e huaj e edhe ata që mbajnë leje të vlefshme qëndrimi kineze për punë ose arsye personale nuk lejohen më, përkohësisht, të hyjnë në Kinë nga Kanadaja”, njofton ambasada kineze në Otava.

Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit nuk preken nga kjo masë , tha ambasada, duke theksuar se “pezullimi është një masë e përkohshme që Kina duhet të marrë për shkak të pandemisë aktuale”.

Si të reagoj Shqipëria?!

Sipas disa statistikave nga Athina thuhet se më shumë se 500,000 shqiptarë nga Shqipëria jetojnë në shtetin fqinj grek. Shqiptarët atje përbëjnë më shumë se gjysmën e të huajve të pranishëm në tokën greke.

Origjinalitetet kryesore të këtij migrimi janë jo vetëm shpejtësia e tij e madhe me të cilën ata kanë shkuar nga Shqipëria por edhe difuzioni hapësinor.

Në Greqi shqiptarët janë vërtet në të gjithë vendin. Ata i gjejmë jo vetëm në qytete por edhe në fshatrat më të izoluara në male dhe ishujt e Egjeut.

Në varësi të masave që do të ndërmarrë Shqipëria sot, për parandalimin e infektimeve me variantin e Afrikës së jugut, destinimi i përhapjes më masive të tij në shtetet e shqiptare të Ballkanit, mbetet opsion shqetësues por përgjegjësi e autoriteteve politike.