Sindikata ndërkombëtare BHI: Askush nuk duhet të lihet pas

Nga 4 deri më 7 tetor 2022 në Madrid të Spanjës u zhvillua kongresi i 5-të i BHI (sindikata ndërkombëtare e ndërtimit dhe drurit).

BHI në ketë Kongres paraqitë planin strategjik për 5 vitet e ardhshme

Me këtë rast, pos tjerash, u prezantua edhe plani 5 vjeçar strategjik i sindikatës globale. Plani i cili bazohet në parimin “askush nuk duhet të lihet mbrapa” („no one should be left behind“), është i ankoruar në 5 fusha pune të BHI-së, gjegjësisht:

1) Lufta për drejtësi klimatike;

2) Zgjerimi i strukturave sindikaliste;

3) Garantimi i punëmarrësve të sigurte dhe të shëndoshë;

4) Globalizimi i të drejtave të punëmarrësve dhe

5) Ardhmëri të drejtë të punës.