Siguri sociale për të gjithë / Jo zhbërjes së të drejtave sociale

(Unten folgt der Text auf Deutsch)

Bota sot është si një fshat i madh. Zviceranet dhe zvicëranët punojnë në shetet e jashtme. Të huajt punojnë në Zvicër. Këtu dhe atje ata paguajnë kontributet e tyre në arkat e pensionit. Në moshën e shtyrë disa prej tyre duan të kthehen në vendet e tyre të prejardhjes, që atje të gëzojnë pensionet e tyre të pleqërisë. Disa zvicerane dhe zviceran kthehen në Zvicër dhe disa të huaja dhe të huaj këthehen në vendet e tyre të prejardhjes. Eksportimin e pensionit e mundësojnë Marrëveshjet ndërshetërore për sigurimet sociale. Zvicëra ka lidhur një numër të madh të kësi lloji të marrëveshjeve ndërshtetërore.

Kush paguan gjatë gjithë kohës kontribute në Sigurimin pensional, ka të drejtë të gëzoj pensionin e pleqërisë në vendin e tij të zgjedhur. Zakonisht në vendin e prejardhjes. Kjo vlen për shumicën e shteteve, nga të cilat është bërë punësimi i të huajve si punëtorë në Zvicrë. Deri para gjashtë vitesh kjo marrëveshje ka vlejtur edhe për Republikën e Kosovës.

Me anulimin e njëanshëm të Marrëveshjes për Sigurimet Sociale në mars të vitit 2010, Këshilli Federal, pra kreu i Zvicrës, ka krijuar një gjendje të vështirë për migrantet dhe migrantët nga Kosova. Nëse ndonjëri prej tyre kërkon ndarjen e një pensioni mujorë, ai ose ajo duhet të qëndroj në Zvicër. Nëse kthehet në Kosovë nuk i ndahet pensioni i përjetshëm mujorë, por vetëm i jepet kapitali në formë të një pagese të vetme.

Ky është një diskriminim i rëndë i punëtoreve dhe punëtorëve nga Kosova dhe familjeve të tyre. Ata paguajnë kontribute në Sigurimet Pesnionale, por nuk  mund t’i gëzojnë ato në vendin e tyre të prejardhjes, sikurse koleget dhe kolegët e tyre prej vendeve të ndryshme.

Tash dua tu sjellë dy shembuj:

Shembulli i parë: Një kolegë i ndërtimtarisë del me 60 vjet në pension, e drejtë e cila vlen vetëm për punëtorët e ndërtimtarisë, dhe vendosë menjëherë të kthehet në Kosovë, duke i dorëzuar letrat e qëndrimit. Për fat të keq kjo nuk ndodhë. Në ndërkohë prishet marrëveshja dhe Zvicëra i thotë punëtorit të ndërtimtarisë: „Pa marrëveshje nuk ka pension“. Ju mundeni të tërhiqni kapitalin. Këthimi në Zvicër nuk është i mundshëm, sepse ke dorëzuar letrat e qëndrimit. Punëtori i ndërtimtarisë nuk e kupton më Zvicren. Një shtet ligjorë, i cili është krenar ne sigurinë ligjore nuk vepron sipas standardeve të veta.

Shembulli i dytë: Një punëtorë stinorë (Sesonier) është kthehet në Kosovë para 1 prillit 2010. Me arritjen e moshës së pensionit, me 65 vjet, ka përfiton pensionine merituar. Para dy viteve ky pensionist ndërron jetë. Bashkëshortes nuk i jepet pensioni i dedikuar për veja, sepse edhe ky pension duhet aplikuar. Për shkak të mungesës së Marrëveshjes me Kosovën, zonja mbetet pa pension. Kjo është tragjike, jokorrekte dhe skandaloze. Kolege të dashura, kolegë të dashur:  Në këto 6 vitet e fundit, pa marrëveshje, kemi me mijëra shembuj të tillë. Dhe nga dita në ditë shtohen fate tjera tragjike. Për këtë arsye duhet gjetur urgjentisht një zgjidhje.

Fillimisht kërkesa ka ardhë prej sektorit të ndërtimtarisë. Jo rastësisht: Shumë kolege dhe kolegë nga Kosova punojnë nëpër kantiere si muratorë, elekticist, zdrukthtarë, bojaxhi dhe suvatues, hidraulik etj. Në pauza të drekës mbi hallet dhe brengat tona. Në mesin e tyre edhe për problemin e pensioneve. Njerëzit lexojnë, dëgjojnë dhe kanë njohuri personale për fatet e ndryshme. Ata e ndjejnë se nuk janë të trajtuar korrekt. Me  të drejtë. Ata paguajnë në arkat e pensionit, por nuk kanë të drejtë të gëzojnë pensionin në ventin e tyre të prejardhjes, sikurse kanë kolegët e tyre nga Portugalia, Spanja, Gjermania, Italia, Maqedonia dhe kështu me rradhë.

Ne si sindikatë duhet edhe më tutje të bëjmë presion dhe parashtrojmë kërkesa. Konkretisht dhe kjartë. Konkretisht nënkupton, emërtimi i saktë i problemit. Fakt është: Ky problem prek aktualisht dhe konkretisht vetëm Kosovën.

Për ne, Marrëveshjet për Sigurimet sociale janë një aspekt i rëndësishëm i sigurisë sociale. Një zhbërje e sigurisë sociale, sikurse në rastin e qytetarëve nga Kosova, është një përkeqësim i papranueshëm i gjendjes së koegeve dhe kolegëve tanë. Ne Unia jemi krenarë me shumëllojshmërinë tonë. Thuani po kërkesës, ashtu siq e kanë përpiluar delegatët e ndërtimtarisë dhe grupeve të interesit. Ju faleminderit shumë!

Fjalimi i mbajtur nga kolegu Xhafer Sejdiu, kryetar i aktivisteve sindikalist shqiptar dhe anëtarë i kryesisë së regjionit Unia Cyrih-Shafhauzen, delegat i degës së ndërtimtarisë dhe i grupit të interesit ndërtimtsrëve dhe i migracionit në nivel Zvicre 

 

Soziale Sicherheit für alle / Kein Abbau der sozialen Rechte

Die heutige Welt ist ein Dorf. Schweizerinnen und Schweizer arbeiten im Ausland. Ausländer arbeiten in der Schweiz. Dort und hier bezahlen sie in die Pensionskassen. Und im Alter wollen ein Paar von Ihnen zurück in ihr Herkunftsland, um dort die Altersrente zu geniessen. Einige Schweizerinnen und Schweizer  kommen zurück und einige Ausländerinnen und Ausländer kehren in ihre Herkunftsländer zurück. Diese Möglichkeit schaffen die Sozialversicherungsabkommen zwischen den Ländern. Die Schweiz hat viele solcher Abkommen abgeschlossen.

Wer ein Leben lang in die AHV eingezahlt hat, hat das Recht die Rente im Herkunftsort zu beziehen. Das gilt für die meisten Staaten, aus denen Migrantinnen und Migranten traditionell als Arbeitskräfte rekrutiert wurden und werden. Bis vor 6 Jahren galt das auch für die Republik Kosova.

Mit der einseitigen Aufhebung des Sozialversicherungsabkommens im März 2010, hat der Bundesrat eine schwierige Situation für Migrantinnen und Migranten aus dem Kosova geschaffen. Wer nach der Pensionierung eine regelmässige Rente beziehen will, muss den Wohnsitz in der Schweiz behalten. Bei Rückkehr in Kosova wird keine Rente gesprochen, sondern das Kapital als Einmalzahlung mitgegeben.

Das ist eine krasse Diskriminierung der Arbeit nehmenden aus dem Kosova, die in die AHV zwar einzahlen, können jedoch im Gegensatz zu den Kolleginnen und Kollegen aus unterschiedlichen Staaten, nicht selber entscheiden können wo sie die Rente beziehen möchten.

Jetzt möchte ich euch zwei Beispiele erzählen:

Beispiel eins: Ein Bauarbeiterkollege geht mit 60 in die FAR-Rente und entscheidet danach, ich gehe zurück in den Kosova. Er rechnete damit, dass er mit 65 dann nach der FAR-Rente, die AHV-Rente bekommt. Leider nein. Die Schweiz sagt ihm: Kein Abkommen, keine Rente für sie, Herr Bauarbeiter. Sie können nur einmalig das Kapital beziehen, aber eine Rente gibt es nicht.  Der Bauarbeiter versteht die Schweiz nicht mehr. Ein Rechtsstaat, dass stolz ist auf Rechtsicherheit, handelt nicht so.

Zweites Beispiel: Ein ehemaliger Saisonier kehrt nach der Pensionierung in den Kosova. Vor Zwei Jahren stirbt er. Seine Witwe erhält keine Rente mehr, weil eine Witwenrente muss auch neu berechnet werden und das geht nicht, weil Kosova kein Abkommen mehr mit der Schweiz hat. Das ist tragisch, unfair und skandalös.

Liebe Kolleginnen und Kollegen: Ich habe am Anfang die zwei Beispiele erzählt. Davon gab es in 7 Jahren Tausende. Und es werden Viele sein, bis es wieder ein Abkommen mit Kosova gibt.  Hier braucht es dringend eine Lösung.

Der ursprüngliche Antrag kommt vom Bau. Nicht Zufällig. Viele Kolleginnen und Kollegen aus Kosova arbeiten auf Baustellen als Bauarbeiter, Elektriker, Schreiner, Maler, Gipser, Sanitärmonteure, Eisenleger usw. Wir reden in den Pausen und beim Mittagessen über unsere Probleme und Sorgen. Dazu gehört auch das Problem mit den Renten. Leute lesen, hören und wissen aus eigener Erfahrung was nicht gut läuft. Und sie fühlen sich ungerecht behandelt. Zurecht. Sie zahlen in die AHV und dürfen dann die Rente nicht in der Heimat geniessen, wie der Kollege aus Portugal, Deutschland, Italien, Spanien, Mazedonien und so weiter.

Wir als Gewerkschaft müssen weiterhin klar und konkret Druck machen und unsere Forderungen stellen. Konkret heisst auch, das Problem genau benennen. Und es betrifft nun mal Kosova: Aktuell und Konkret.

Wir erachten die Sozialversicherungsabkommen als einen wichtigen Aspekt der sozialen Sicherheit. Ein Abbau dieser Sicherheit, wie im Fall der Republik Kosova, ist eine inakzeptable Schlechterstellung unserer Kolleginnen und Kollegen.

Wir sind stolz auf unsere Vielfalt. Sagt Ja unseren Antrag so, wie er von den Delegierten von Bau und den IG formuliert wurde.  Ich danke sehr. Faleminderit!

Votum von Kollege Xhafer Sajdiu, Präsident der albanischen Gewerkschaftsguppe und Vorstandmitglied von Unia Region Zürich-Schaffhausen, sowie Delegierter der Bauhgruppe und IG Migration.