Në këto promovime të organizuara: më 25 Maj në Strengelbach, nga Klubi “Dardania”- Zofingen dhe në Burgdorf/BE nga nëndega e LDK-së, merr pjesë edhe shkrimtari e publicistit Skender Zogaj, i cili edhe ka përgatitur dhe redaktuar për botim shkrimet dhe memoaret e kolonel Ahmet Krasniqit.
Me 25 maj aktet e promovimit të dy libra të ish Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonel AHMET KRASNIQI: “ Shtatëmbëdhjetë Shtatori” (Ditar nga burgu) dhe “Shqiptarët në luftën kroate” (Analiza ushtarake), zhvillohen në këtë adresë: Weibereiweg 8/ 4802 Strengelbach (Klubi Shqiptar Dardania- Zofingen) n’ora 18.30, organizator të promovimit të parë janë bashkëpunëtorët e ish Ministrit të Mbrojtjes, Zvicër, Gjermani, Suedi, Kosovë.
Ndërsa më 26 Maj 2019 në Burgdorf /BE, duke filluar ne orën 13:30, ku krahas aktit të promovimit, në kuadër të Ditës së Presidentit, hapet edhe ekspozita “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës, që për shkak të interesimit është hera e tretë që organizohet në qytete të ndryshme të Zvicrës
Në njoftimin e organizatorit të këtij evenimenti, nëndegës së LDK-së në Burgdorf/BE thuhet se: “Promovimin e këtyre librave do të nderoj edhe prezenca e shkrimtarit, publicistit dhe atdhetarit Skender Zogaj, i cili e ka njohur për së afërmi, por edhe ka përgatitur dhe redaktuar për botim shkrimet dhe memoaret e kolonel Ahmet Krasniqit.
Gjithashtu, në hapjen e kësaj ekspozite do të marrin pjesë bashkautorët; Sadik Krasniqi dhe Besnik Rracaj , nga Sektori i Historisë i institucionit të Muzeut të Kosovës.
Vendi dhe adresa e promovimit: Hotel & Restaurant „Landhaus Burgdorf“ Sägegasse 33 CH-3400 Burgdorf/BE