Si të përgatisni tavë elbasani

81

Tava e Elbasanit, është njëri nga ushqimet tona tradicionale mjaft të shijshme dhe shumë të përdorshme. Mund të gatuhet me mish qingji, mish viqi, ose mish pule, varësisht nga shijet që keni. Kjo tavë në Vlorë, zakonisht bëhet për të shënuar përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, sepse pikërisht këtë tavë kishte kërkuar Ismail Qemaili kur erdhi në Vlorë më 1912.

Përbërësit për tavën e Elbasanit janë:

  • 400gr kos
  • 4 ve
  • 4 lugë miell misri
  • 300gr mish pule
  • 3 thelpinjë hudhre
  • Kripë, piper të zi,majdanoz dhe vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë mishin e pulës. Kur të kenë zier, marrim kosin, ia shtojmë vezët dhe përziejmë mirë. Pastaj ia shtojmë miellin e misrit, kripën dhe hudhrën, i përziejmë mirë dhe marrim nga uji i mishit ia shtojmë masës gjithmonë duke e përzier. Masën e hedhim në tavë dhe i shtojmë vaj ulliri. Ia qesim mishin e pulës sipër dhe e mbulojmë me piper të zi. E fusim në furrë për 25-30min, derisa të mpikset mirë dhe të skuqet sipër.

Ju bëftë mirë!