Etno- Festi 2019 , solli mitin për mysafirin deri në ditët tona

Në hapje drejtori i përgjithshëm, Fadil Hysaj, tha se vënia në fokus të shtëpisë tradicionale, synon të shpëtojë atë që u shkatërrua për 150 vjet, bashkë me identiteti nacional.- Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi shtoi se ky manifestim të merr përmasa edhe më të gjera- Festivali përmban 64 ngjarje me pjesëmarrësi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e shtete të tjera.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Fshati Kukaj, kjo oazë freskie e trashëgimie, që në masë të madhe e lidh të sotmen me të kaluarën, me shumë vlera etno- kulturore mbrëmë tubojë, në edicionin e 9 të tuboi qindra vizitorë jo vetëm nga Kosova por edhe trojet shqiptare e diaspora, madje edhe me prani të një delegacioni kinez.

E veçanta e festivalit të sivjetmë “Etno Fest”, që në fokus ka shtëpinë dhe familjen shqiptare, me moton: “Shtëpia e Zotit dhe e Mikut”, ishte një lajkë motiv që tërhoqi shumë mysafirë jo vetëm për shqiptarët. Por edhe vet programi shumë i ngjeshur bëri që vapa përvëluese në këtë fshat të freskët, të sjellë edhe një puhi të lehtë me hapjen e një sërë ekspozitave dhe shfaqjen e programeve të ndryshme muzikore me artistë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Kthimi i vëmendjes kah trashëgimia e tradita popullore

Zgjedhja e kësaj teme, organizatorët, e shohin si një mundësi për t’i kthyer në vëmendje të njerëzve traditën dhe trashëgiminë tonë të pasur jo vetëm materiale, por edhe shpirtërore.

Doemos do potencuar por edhe lavdëruar përpunën e madhe që kanë bërë si Drejtori artistik i Festivalit, Ilaz Hysaj dhe drejtori i përgjithshëm, Fadil Hysaj, me stafin e gjerë që një manifestim i tillë me mjete të mangëta financiare të vejnë në raportuar një program kaq masiv e përmbajtjesor, duke u dhënë shanse të gjitha fushave të artit.

Organizatori potencoi se sa i përket programit është fillua: “Nga ajo arkitekturale, kultura e banimit, funksionimi, roli i gruas në menaxhimin dhe funksionimin e shtëpisë, i zoti i shtëpisë që kishin rol dominues në ngritjen, edukimin e brezave dhe ekonominë familjare”, për të shtuar se kjo temë nuk është zgjedhur rastësisht, pasi që shumëçka ka degraduar me rrënimet e shtëpive të vjetra, madje edhe lagjeve karakteristike në qytetet më të mëdha të Kosovës.

Sipas organizatorëve, veçori tjetër e këtij edicioni është edhe lidhshmëria që do t’u bëhet riteve të vjetra, muzikës tradicionale me trendët modernë, duke i pasuruar ato dhe duke i bërë më të qasshme për publikun e ri.

Hysaj ka treguar se Festivali sivjet përmban gjithsej 64 ngjarje me një numër të madh pjesëmarrësish nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe shtete të tjera.

Edhe kafshata e fundit ruhej për mikun

Shtëpia e hapur nga e një e kaluar 2500 vjeçare, që ka ardhur deri te baballarët tanë si një klimë mitologjike, ku mysafirit i është bërë vend dhe nderë e veçantë, që ai ta ndiej vetën më të mirë dhe më të vlefshëm sesa ishte, ndaj edhe kafshata e fundit ruhej për mikun. Ngase shqiptari tradicional gjithnjë e ka dashur mbi të gjitha mikun, si të një bote të të shenjtë si një botë të përtejme.

Miti për mysafirin është ruajtur dhe ka mbërri deri me sot, ndaj edhe këtë fshat duhet shikuar si një oazë të kaluarës, ku synohet të mblidhet e të ruhet ajo që po zhbëhet me të madhe. Hysaj potencoi se për këtë shkak , po bëhet çmos që të mblidhen artefakte me vlerë , shumë nga të cilat mund të shihni këtu.

E tërë kjo ka bërë që ne ti përvishemi seriozisht punës, që të rikthejmë të gjitha ato vlera nga etnosi ynë i pasur, që kështu edhe në këtë stade zhvillimi ku kemi arrit, kur shumë çka është tretur, jemi këtu që të marrim frymë me të kaluarën. Ndaj edhe jemi mundu të rikthehemi, jo vetëm ajër të mbi njëmijë metra lartësi mbi detare jo larg kryeqytetit, por edhe për të marrë frymë me të kaluarën. Edhe atë qoftë përmes pikturave, skulpturave, apo pikave programore.

Përmes 9 shtyllave, jo vetëm masivitet për edhe shumë vlera arti

Edhe atë përmes  9 shtylla programore,  ku secili ka rastin të merr atë që i pëlqen në mënyrë të inspirohet me identitet të ri autokton. Kështu do ta lidhim atë hallkën e shkëputur ku secili ka çka të merr nga ajo që është shkatërrua traditën tonë për rreth 150 vite dhe kështu duke e shkatërrua edhe identitetin tonë nacional.

Prandaj edhe duhet bërë çmos që të rinjtë tanë edhe atëherë kur kuptojnë më mirë në anglisht se në shqip, të kuptojnë atë që atë që është me vlerë nga e kaluara, qoftë si vlerë materiale apo shpirtërore.

Tash kur ne jetojmë në geto, të izoluar , ndiejmë për obligim dhe kemi detyrë të punojmë më shumë për vetveten. Në këtë vazhdë do shikuar edhe përfaqësimin e 13 shteteve në këtë edicion, ku kanë sjell punimet e tyre në kompleksin e etno-galerisë, në mënyrë që viteve të ardhshme të kemi përfaqësime edhe të kulturave të popujve të tjerë.

Në natën e parë krahas disa ekspozitave, interesim të veçantë zgjoi Etno grupi polifonik i grave “10 Shqiponjat e Tërbaqit” nga Himara (Shqipëri), si dhe Laboratori etno-kontemporan i Liburn Jupollit  “Dialog muzikor

Edicioni i sivjetshëm, që filloi mbrëmë më 20 gusht, do të zgjasë deri më 25 gusht.

Programi i edicionit të 9-të
të ETNO FESTIT në Kukaj