Shtëpia botuese “Onufri” nesër promovon romanin “Vdekja e Omerit” të autorit Adil Olluri

Panairi i librit 2022 tashmë po zhvillon aktivitetet ditore, aktivitete këto që zgjasin pesë ditë.

Në vazhdën e këtyre takimeve të premten organizohet promovimi i librit “Vdekja e Omerit” të autorit Adil Olluri, transmeton PROINTEGRA.CH.

Adil Olluri është i pranishëm në letërsinë shqiptare dhe më gjerë me libra të botuara me tregime e romane të ndryshme.

“Shtëpia botuese “Onufri” organizon përurimin e romanit “Vdekja e Omerit”.
Përurimi do të bëhet të premten (10/06/2022), ora 15:00, në Pallatin e Rinisë, Prishtinë, ku është duke u mbajtur Panairi i Librit.
Ejani ta festojmë ardhjen në jetë të një romani të ri!
U takofshim!” ka shkruar Olluri në profilin e tij në rrjetin social facebook. PROINTEGRA.CH/