SHPËRNGULJET NË TURQI NË VITET 1912 – 1920

Një grup emigrantësh kosovarë të posa mbërritur në Turqi

Në vazhdimin e sotëm të librit të Qamil Bytyçit “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, po japim shpërnguljet e shqiptarëve në vitet 1912-1920, ku veçuam vitin  1914, që sipas : “dokumentit, vetëm në Turqi, janë shpërngulur 239.807 persona. Në këtë shifër theksohet se nuk hyjnë fëmijët që ishin nën moshën 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet në këto dokumente, se nëpër Kavallë kanë kaluar edhe 4 mijë familje myslimane, por edhe po aq përmes rrugës tokësore. Të gjithë këta persona thuhet se i kanë çuar në Turqi me 395 anije evropiane.

Nga Qamil Bytyçi, Stamboll

Dihet se disa nga emigracionet të shkaktuara nga lufta bëhen, kur okupatori tërhiqet disa nga popujt që jetonin në atë vend lëvizin drejt vendit okupues. Ky është rast pothuajse në të gjitha vendet hegjemoniste-imperialiste në botë.                                                                                       Nuk është rastësi që zezakët nga vende të ndryshme dhe njerëzit nga vendet arabe të Afrikës së Veriut jetojnë sot në Francë. Emigrantë nga vende të ndryshme të botës, të cilat më parë ishin nën sundimin e Anglisë jetojnë në Angli. Njëjtën gjë mund ta themi edhe për Hollandën dhe Spanjën.   Kjo situatë vlen edhe për vendet që ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Edhe shqiptarët emigruan drejt Turqisë kur territoret e tyre u okupuan nga fqinjët.

Shpërngulja e shqiptarëve prej Kosovës në Turqi 1912-1915
Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin PO (Politçko Odelenje) nga Konsulati gjeneral jepen këto të dhëna për shpërnguljen e shqiptarëve nëpër Selanik në Turqi.                                                                                    Sipas dokumentit numër 1246 të përpiluar më 12 prill 1914 jepen këto shifra:

Nëntor 1912   në Turqi shpërngulen     8.866      shqiptarë,
Dhjetor 1912  në Turqi shpërngulen  11.493       shqiptarë,
Gjatë Janarit 1.913 shpërngulen        12.087       shqiptarë,
Gjatë Shkurtit shpërngulen                   1.288      shqiptarë,
Gjatë Marsit shpërngulen                      7.553      shqiptarë,
Gjatë Prillit shpërngulen                         6.725      shqiptarë,
Gjatë Majit shpërngulen                      12.813      shqiptarë,
Gjatë Qershorit shpërngulen                 9.386      shqiptarë,
Gjatê Korrikut shpërngulen                21.045      shqiptarë,
Gjatë Gushtit shpërngulen                   29.312      shqiptarë,
Gjatë Shtatorit shpërngulen                13.380       shqiptarë,
Gjatë Tetorit janë shpërngulur            14.764       shqiptarë,
Gjatë Nëntorit shpërngulen                 17.313       shqiptarë,
Gjatë Dhjetorit shpërngulen               15.502        shqiptarë,

Në vitin  1914 në Turqi shpërngulen

Gjatë janarit  në Turqi shpërngulen    10.182 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit në Turqi shpërngulen   25.060    shqiptarë,
Gjatë Marsit në Turqi shpërngulen      12.346 shqiptarë,

Gjithsej, sipas dokumentit, vetëm në Turqi, janë shpërngulur 239.807 persona. Në këtë shifër theksohet se nuk hyjnë fëmijët që ishin nën moshën 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet në këto dokumente, se nëpër Kavallë kanë kaluar edhe 4 mijë familje myslimane, por edhe po aq përmes rrugës tokësore. Të gjithë këta persona thuhet se i kanë çuar në Turqi me 395 anije evropiane.

Sipas të dhënave të “Komitetit të Kosovës”, në vitin 1914 për në Turqi janë shpërngulur:

Gjatë Prillit për në Turqi janë shpërngulur   6.520 shqiptarë
Gjatë majit për në Turqi janë shpërngulur  15.414 shqiptarë
Gjatë Qershorit për në Turqi janë shpërngulur 14.821 shqiptarë
Gjatë Korrikut për në Turqi janë shpërngulur 26.237 shqiptarë,

Të gjitha këto të dhëna i  ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike (“Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije”, K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme të mbretërisë serbe (1912-1915) në Kosovë ishte planifikuar të kolonizohen 20 mijë serbë në zonën e okupuar nga serbët dhe 5 mijë malazezë në zonën e Kosovës të okupuar nga malazezët.

Marrë nga : Arbëria Online : https://prizrenpost.com/tr/arnavutlarin-turkiyeye-gocu/

Në historinë e shqiptarëve ka disa shpërngulje të rëndësishme, të cilat janë:

  • Shpërnguljet nga vendet përreth  krahinave shqiptare në Ballkan drejt qendrave të krahinave pas Marrëveshjes së Shën Stefanit..

Më e rëndësishmja është në vitin 1877-1878 nga Sanxhaku i Nishit në Kosovë dhe një pjesë shumë e vogel shpërngulet në Turqi. Në atë kohë, afërsisht 405 fshatra u evaukuan dhe u shkatërruan plotësisht, gati 10 mijë shqiptarë u vranë dhe 125 mijë të mbijetuar u detyruan të shpërngulen në Kosovë. Disa prej tyre pas vitit 1912 emigruan në Turqi. Ky migrim bëhet drejt Turqisë duke i përdorur rrugët e Maqedonisë dhe të Selanikut.

  • Shpërnguljet e bëra për në Turqi më shumë dhe më pak për në Shqipëri në vitet 1912 – 1913 nga Kosova, një numër i vogël nga Maqedonia dhe nga rajonet ku jetojnë shqiptarët. Këto shpërngulje vazhduan edhe në vitin 1914.

Gjatë këtyre viteve, mbi 25 mijë shqiptarë (Edhe në fshatin tonë 13 persona, përfshirë babanë e gjyshit tim dhe xhaxhain në vitin 1912 – shënimi i autorit) u masakruan si rezultat i sulmeve serbe. 6-7 mijë shqiptarë u dërguan në burgjet serbe. Slogani i serbëve ishte: “Ose do ta braktisni ose do të vriteni, zgjidhni njëren!”

  • Shpërnguljet në Turqi pas vitit 1918.
  • Një nga çështjet më të rëndësishme ishte reforma bujqësore e kryer nga serbët në vitet 1920’ta. Reforma agrare në Jugosllavi është planifikuar plotësisht për shpërnguljen e shqiptarëve.  Duke u përdorur kjo reformë agrare dhe mjetet e tjera të presionit, përkatësisht ushtarake, politike, ekonomike, etj. duke mos u njohur e drejta për jetë shqiptarëve në Jugosllavi do të detyroheshin të migrojnë në Turqi dhe në Shqipëri.                                                                       Qëllimi kryesor ishte që duke bërë reformonen agrare te ndryshoje  strukturën etnike në favor të serbëve (fitore demografike) dhe në të njëjtën kohë të merrte tokën e shqiptarëve të pasur dhe të ua shpërndante serbëve ddhe malazezeve të sjellur nga Mali i Zi, Nishi dhe rajonet e tjera.                                                                                                                                                       Serbët duke e ndjekur të njëjtën politikë edhe në Maqedoni vendosën afërsisht 11,000 serbë edhe atje në vendet strategjike.                                                                                                               Një çështje tjetër që serbët i dhanë më së shumti rëndësi ishte shpërngulja e shqiptarëve veçanërisht nga fshatrat. Në këtë mënyrë, vendet me rëndësi strategjike për serbët do të ishin në duart e tyre.                                                                                                                            Këtu qëllimi ishte që duke i bërë këto presione në këtë mënyrë nga ana shpirtërore tek shqiptarët ta nxisnin idenë se këtu më nuk jetohet. Shtëpitë dhe tokat e atyre personave që i rezistonin këtyre presioneve u moreshin dhe u jepeshin serbëve dhe malazezëve.
  • Sipas një marrëveshje e nënshkruar në vitin 1926 ndërmjet Turqisë dhe Mbretërisë Serbe Kroate dhe Sllovene pritej që 300-400 mijë shqiptarë të shpërngulen në Turqi. Por, pas artikujve të gazetave “Hakimiyeti Milliyet” dhe “Milliyet” në prill 1927, fluksi i shpërnguljeve u ndalua. Por shpërngulja në rruga të fshehta vazhdoi. Guvernatori i Zveqanit në letrën e shkruar drejtuar mbretit  ai mburrej se nga viti 1924 deri në vitin 1927, nga rajoni im u shpërngulen 32 mijë shqiptarë të rrezikshëm në Azi dhe shtëpitë e tyre u morën nga malazezët. Në të njëjtin raport shkruhej se edhe 6 mijë shqiptarë janë detyruar të shpërngulen në Shqipëri.

Sipas shifrave jozyrtare thuhet se, ndërmjet viteve 1918 – 1929 në mënyra të ndryshme në Turqi u shpëngulen 130 mijë shqiptarë. (Kosova – Yusuf Buxhovi, vëll. 3, f. 195/196)

Ndërsa, sipas të dhënave të Ambasadës së Shqipërisë në Ankara në vitin 1928 në Turqi kishte 27-30 mijë familje shqiptare. Kjo shifër përfshinte edhe ata që u shpëngulen pas vitit 1913.