Shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi, këtu e 550 vjet më parë

 

Sipas autorit Qamil Bytyçi nga libri i tij i porsa botuar Libri “Shqiptarët e Harruar në Turqi” (shqip e turqisht), portali ynë prointegra.ch, çdo të enjte boton fragmente, filluar nga sot, që ndërlidhet me shpërnguljet e para të shqiptarëve, kur siç potencon Bytyçi: “në tokat turke fillova nga periudha e Bizantit, sepse shqiptarët i dhanë Perandorisë Romake Lindore (Bizantine) mbretër dhe shumë burra shteti, ushtarë, etj.  pra kjo është një treguese se shqiptarët mbërritën në atë periudhe në territoret e sotme të Turqisë.- Ndoshta vetëm në këtë libër hasni shqiptarë që janë shpërngulur 500-550 vjet më parë në rrethinën Trabzon, Rize”…

 Shkruan: Qamil Bytyqi, Stamboll

Librin që e keni në duart tuaja e kam realizuar duke u nisur nga përjetësimi në një libër të intervistave që kam bërë më parë me shqiptarët nga vizitat në vende të ndryshme të Turqisë dhe postimi i këtyre në median sociale.

Postimet që bëjmë në median sociale brenda një kohë të shkurtër po mund të arrijnë tek më shumë njerëz por me kalimin e kohës po e kemi vështirë t’i gjejmë ato. Në të njëjtën kohë, për shkak se postimet në median sociale janë në data të ndryshme dhe ne po kemi vështirësi t’i gjejmë ato kur është e nevojshme.

Libri i Nurcan Özgür Baklacıoğlu me shumë detaje për migrimin e shqiptarëve

Me sa e di unë nuk ka shumë libra të shkruara për historinë e shqiptarëve të Turqisë. Libri i shkruar më detajisht është “”Politika e Jashtme dhe Migrimi – Shqiptarët në Migrimet nga Jugosllavia në Turqi” e shkruar nga e nderuara Nurcan Özgür Baklacıoğlu. Ky libër shkruan më shumë në detaje migrimin e shqiptarëve. Mund të them se kam përfituar shumë gjatë përgatitjes së librit tim.

Edhe në libra të tjera ku flitet për shpërngulje hasim pjesë në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve. Libri që kam përgatitur unë nuk është vetëm për shpërnguljen e shqiptarëve por duke u bazuar në disa dokumente hasim edhe ku ata jetojnë.

Ndoshta vetëm në këtë libër hasni shqiptarë që janë shpërngulur 500-550 vjet më parë në rrethinën Trabzon, Rize. Shumë shqiptarë kanë mësuar nga postimet e mia në rrjetet sociale se jetojnë shqiptarët në rrethinën Trabzon dhe Rize. Po kështu, edhe unë nuk e dija se shqiptarët u shpërngulen në Doğu Beyazıt, Bingöl-Kiğılı, ne fshatin Oymadere Hafik-Sivas-Hafik.

Pa pretendime për të hy në detaje historike

Por, duke menduar se do të ishte një zbrazësi të flisja vetëm për vendet ku jetonin pa treguar për historinë e shpërnguljes së shqiptarëve u detyrova që të hyj pak edhe në histori. Libri “Shqiptarët e Harruar në Turqi” përbëhet nga disa pjesë: Siç e ceka edhe më lartë për të treguar historikisht shpërnguljet e shqiptarëve në tokat Turke fillova nga periudha e Bizantit. Sepse, shqiptarët i dhanë Perandorisë Romake Lindore (Bizantine) mbretër dhe shumë burra shteti, ushtarë, etj.  pra kjo është një treguese se shqiptarët mbërritën në atë periudhe në territoret e sotme të Turqisë.

Më vonë, me bashkimin e tokave shqiptare me Perandorinë Osmane edhe pse nuk kishte sulltan, shumë vezirë të mëdhenj (kryeministrat e sotëm), vezirë (ministra), pashallarë morën pjesë në nivele të ndryshme të administratës shtetërore, megjithëse shqiptarët nuk ishin sulltanë të këtij shteti.

Sigurisht, kjo nuk ka mbetur e kufizuar vetëm me Turqi dhe rajone evropiane por kohë pas kohe shqiptarët kanë marrë detyra edhe në të gjitha vendet arabe dhe një pjesë kur kanë mbaruar detyrat janë kthyer në vendet e tyre disa kanë qëndruar atje dhe vazhdojnë edhe sot të jetojnë ende në ato rajone. Nuk do të ishte e mundur të kalohet pa i përmendur këto edhe nëse do të ishin shumë të shkurtra.

 Shqiptarët në Turqi, pos në udhëheqje, shquhen edhe kulturë, art e histori

Shqiptarët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Perandorinë Osmane. Ata ishin shumë të fuqishëm në udhëheqësi. Jo vetëm në udhëheqësi por ata bënë gjithashtu që fuqia e tyre të ndihej edhe në kulturë, histori, letërsi, etj. Shpjegimi i këtyre këtu natyrisht që do të bënte që tejkalohej tema e librit unë nuk e përmenda aq shumë dhe përmenda vetëm emrat e disa njerëzve të rëndësishëm.

Këtu, do të ishte një mungesë e madhe në libër që të kaloja pa treguar disa ngjarje të rëndësishme historike për shqiptarët (si Marrëveshja Shen Stefanit, Kongresi i Berlinit, mbledhja e Lidhjes së Prizrenit), dhe i tregova ato ngjarje për shkak se libri do të mbetej si jetim. Disa njerëz mund të pyesin pse u nisa nga këto ngjarje historike.

Fillimi i migrimeve të para

Arsyeja e kësaj ishte se, ndoshta ishte fillimi i migrimeve të para të mëdha që shqiptarët përjetuan gjatë periudhës Osmane. Intervistat, takimet, dhe të dhënat që bëra me shqiptarë që jetojnë në rajone të ndryshme të Turqisë i ndava në një pjesë të veçantë.

Këtu unë u ndava vend disa shembujve të shqiptarëve që erdhën në Turqi për arsye të ndryshme gjatë kohës së Osmanëve. Besoj se shqiptarët e Trabzonit, Rizes, Doğu Beyazitit, Bingöl-Kiğılı do të ua tërheqin vëmendjen tuaj.

Në këtë libër unë nuk fola vetëm për Shqiptarët që jetojnë në Turqi. Në libër mund të hasni në shqiptarët jashtë Turqisë por që për arsye të ndryshme jetojnë në Turqi dhe të cilët e vizituan Qendrën Kulturore të Kosovës e cila ishte në kuadër të Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës ku unë isha u.d. drejtor.

Intervista e parë me një shqiptar Hunzak

Unë besoj se me interesantja nga këto është intervista me shqiptarin Hunzak që do të ua tërheq vëmendjen tuaj i cili jeton në Afganistan por që studion në Fakultetin Çapa Drejtimi i Stomatologjisë në Universitetin e Stambollit.  Kjo intervistë është e para në botën shqiptare dhe jam krenar që këtë unë e kam realizuar.

Këtë intervistë ne video e kam bërë në gjuhën turke dhe e kam shpërndarë në rrjetet sociale me titra shqip.

Në të njëjtën kohë, mendova se do të ishte një mungesë e madhe të mos botoja takimin që pata me shqiptarët libanezë që vizituan Qendrën Kulturore të Kosovës dhe e përfshiva edhe atë në librin tim.

Në fund të librit e shtova kumtesën time që bëra në Konferencën Shkencore ndërkombëtare e mbajtur me datën 22 Shkurt 2018 në Prishtine  “Shënimi i 140 Vjetorit të Dëbimit të Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”.

Shpërnguljet e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit që nga vitet 1877/1888

Këtu, unë e pash si një detyrë që të ju transferoja në dijeninë tuaj sa kam mund fshatrat dhe emrat e familjeve shqiptare që janë shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877/1888 në Kosovë dhe duke filluar nga viti 1912 nga Kosova u shpërngulen në Turqi dhe e shtova atë në librin tim. Libri është shkruar në dy gjuhë. Shqip deri në faqen 115 dhe më pas turqisht deri në faqen 200. Pas faqes 200 në dy gjuhë turqisht dhe shqip janë së bashku.

Sigurisht, ata që lexojnë librin nuk do të mund t’i gjejnë në libër disa gjëra që i kërkojnë.

Si në çdo libër, edhe këtu nuk mund të i zënë të gjitha.

Për shembull, këtu unë nuk fola për shqiptarët në Stamboll, Izmir, Bursë, Ankara, etj.

Unë fola kryesisht për vendet ku jetojnë shqiptarët, por ne nuk i dimë. Nuk dihej aq shumë që shqiptarët jetonin në vende si në Trabzon, Rize, Sivas, Doğubeyazıt, Sinop, Bingöl-Kiğılı, etj.

Edhe unë kisha dëgjuar por nuk kisha shumë informacione dhe kur i arrita ata u përpoqa të marr informacione më të qarta dhe t’ju informoj më parë përmes mediave sociale.

Sa vetë deri më sot dinin se ishin vendosur shqiptarët në Turqi në Rize dhe Trabzon 500-550 vite më parë në Bingöl Kiğılı160-170 vite më parë, në Dogu Beyazit 200 vite më parë.

Unë duke marrë parasysh se do të ishte më e dobishme i shtova këto të dhëna në librin tim të marra nga burimet dhe me punën që bëra me njerëz në terren që jetojnë. Ju uroj të gjithëve një lexim të mirë, duke menduar se ky libër do të jetë i dobishëm për ju! “. Shkruan autori Qamil Bytyçi në hyrje të librit të tij, meqë rast shkrimet do ti ilustrojmë edhe em foto tjet interesante nga prania e shqiptarëve ndër shekuj në trojet e Anadollit.

 Disa rreshta për autorin Qamil Bytyçi (Kamil Bitiç)

Lindi në vitin 1959 në fshatin Sllovi të Lipjanit. Në vitin 1964 me familje shpërngulet në Turqi, ku e kryen shkollimin fillor e të mesëm ndërsa arsimin universitar në Universitetin e Prishtinës. Viteve 1991-2015 ishte Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës “Vëllazëria Turko-Shqiptare” në Turqi e në vitet 2012- 2020 U.d. Drejtor dhe Koordinator i Qendrës Kulturore të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës në Turqi. Nga viti 1993 mban kurse të gjuhës shqipe vullnetarisht-pa pagesë në shoqata të ndryshme, në Qendrën Kulturore të Kosovës dhe nga viti 2015 në universitetin shtetëror Yıldız Teknik Üniversitesi.