Shoqata “VËLLEZËRIT ARBËRESHË” në ruajtje të trashëgimisë arbëreshe

Qëllimi i kësaj shoqate nga Frasnita e Kalabrisë, siç vë në dukje presidenti i saj prof. Michele Greco është të kryejë aktivitete në sektorin e folklorit dhe synon të ndjek studimin, hulumtimin dhe përhapjen e traditave popullore gojore dhe muzikore arbëreshe të Frasnitës dhe Eianinës (Janinës) dhe të katundeve tjerë arbëreshë të Italisë, si dhe të përhapë traditat tona kudo në botë e diasporën shqiptare.

 Teksti: Bexhet Asani & Fotot: Rexhep Rifati

Shoqata Kulturore dhe Folklorike “Vëllezërit arbëreshë” nga Frasnita e Kozencës së Kalabrisë, u themelua në vitin 2016. Kryetar i Shoqatës njëzëri u zgjodh Michele Greco. Në u krijuan mundësitë për një projekt të ri kulturo – muzikor që synon ruajtjen e trashëgimisë kulturore, traditat, gjuhën dhe njëherit integrim me të gjithë popujt e botës, duke mos harruar kurrë rrënjët dhe origjinën tonë arbëreshe. Shoqata Kulturore dhe Folklorike “Vëllezërit arbëreshë” ka një qëllim shumë specifik, atë mbrojtjes së gjuhës, zakoneve, adeteve dhe riteve fetare që janë kultivuar mirë për mbi 500 vjet.
Gjuha e folur nga arbëreshët është arbërishtja, një larmi e lashtë e toskërishtes, dialekt jugor i shqipes, e cila në Itali është ndër pakicat gjuhësore të njohura zyrtarisht dhe përfaqëson, përveç që është një trashëgimi e çmuar, gjithashtu një burim për tu mbrojtur dhe forcuar përmes ngjarjeve dhe rrugëve turistike e kulturore.
Qëllimi i Shoqatës “Vëllezërit arbëreshë” siç vë në dukje presidenti, Michele Greco është të kryejë aktivitete në sektorin e folklorit dhe synon të ndjek studimin, hulumtimin dhe përhapjen e traditave popullore gojore dhe muzikore arbëreshe të Frasnitës dhe Eianinës (Janinës) dhe të katundeve tjerë arbëreshë të Italisë dhe të përhapë traditat tona kudo në botë e diasporën shqiptare.

Brenda Shoqatës Kulturore dhe Folklorike “Vëllezërit arbëreshë” dallohen zëra autentikë, të cilët në tridhjetë vitet e fundit kanë kapërcyer pothuajse të gjitha vendet arbëreshe të Italisë, si dhe disa qytete të Shqipërisë, Kosovës, Kroacisë, Zvicrës, Francës dhe Greqisë.

Shoqata gjithashtu: promovon, praktikon dhe rrit aktivitete në lidhje me këndimin, muzikën dhe vallëzimin përmes shfaqjeve publike; kryen iniciativa kërkimore, kulturore, muzikore dhe promovuese rekreative; rrit dhe përhap për publikun e gjerë kulturën tradicionale arbëreshe të pranishme në jug të Italisë, vlerat e përbashkëta të kulturës së njëjtë për të forcuar identitetin italo-shqiptar dhe evropian, duke bashkëpunuar me të gjitha shoqatat me të cilat ndan parime dhe qëllime të caktuara; bashkëpunon me të gjithë organet institucionale, kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat synojnë të mbrojnë traditat e pakicave gjuhësore, si dhe të gjitha urdhëratë dhe gradat në sektorin e shkollës.

Repertori i Shoqatës është kryesisht në gjuhën arbëreshe dhe shqiptare, me këngë që variojnë nga shprehjet e lashta të diasporës dhe këngët popullore që u ngritën në shekujt, si dhe me këngët popullore më të njohura tradicionale nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Për më tepër, Shoqata Kulturore dhe Folklorike “Vëllezërit arbëreshë” e Frasnitës së Kozencës, është një nga shoqatat themeluese të FAA (Federata e Shoqatave Arbëreshe) e cila mbledh së bashku federatat e shoqatave që veprojnë në territorin kombëtar dhe që ka për qëllim mbrojtjen, dhe promovimi e gjuhës arbëreshe, si dhe trashëgimia jo-materiale dhe materiale e bashkësive arbëreshe të Italisë.

Spikasin zërat këngëtarëve dhe instrumentistëve të shkëlqyeshëm të “Vëllezërve arbëresh” në një prezantim gjatë një programi në Francë e Zvicer:

Michele Greco

Domenico Imbrogno

Soprano lirik Maria Cristina-Imbrogno

Backup Emiljana Oriolo

Backup Francesco Durante

Mjeshtri i fizarmonikës Camillo Mafia

Mjeshtri i fizarmonikës Pasqualino Mitidieri

Pedagog e violinist Daniela Fusha.

Qëllimi i vetëm i shoqatës ka qenë studimi, kërkimi dhe përhapja e traditave të gjuhës shqipe tek arbëreshët dhe diaspora shqiptare kudo në botë, ruajtja e mbajtja gjallë e gjuhës, transmetimin e kulturës muzikore e kostumeve arbëreshe ndër shekuj.

Shoqata “Vëllezërit Arbëreshë” janë pjesë e Federatës së shoqatave arbëreshe F.A.A., ku të gjitha bashkëveprojnë në Itali për të ruajtur e trashëguar kulturën arbëreshe.

 

 ( Me këtë rast portali prointegra.ch, falënderon profesorin Bexhet Asani për këtë tekst përmbajtës, ndërsa që fotot janë shkrep nga gazetari Rexhep Rifati në Frasnitë, në Zvicër e Francë gjatë vizitës së Grupit artistik “Vëllezërit arbëresh” në këto vende, ku u pritën me përzemërsi nga mërgimtarët tanë)