Filloi gara “Sfida e Dizajnit 2021”, tri vendet e para fitojnë shpërblime

Programi “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” – ASSET I financuar nga USAID në partneritet me Fondacionin IPKO për të tretin vit radhazi janë duke organizuar garën “Sfida e Dizajnit 2021”. Kjo garë inkurajon nxënësit e shkollave të mesme të larta publike të Kosovës të zhvillojnë zgjidhje duke dizajnuar produkte bashkëkohore.

Edicioni i tretë i garës i mirëpret të gjithë nxënësit që të gjejnë zgjidhje në këto pesë (5) sfida:

  1. Krijimi i një videoje për paraqitjen e një koncepti shkencor/matematikor/teknologjik;
  2. Krijimi i lojës Pinball;
  3. Krijimi i një gjeneratori të energjisë elektrike për shkolla ose ekspozita;
  4. Krijimi i shtëpisë inteligjente me funksion të kontrollimit për hapjen/mbylljen e dritareve/roletave;
  5. Krijimi i pajisjes për ushqimin e kafshëve shtëpiake.

 

Nxënësit pjesëmarrës do të përfitojnë shkathtësi për punë ekipore, hulumtim, komunikim, zgjidhje të problemit dhe kreativitet.

Shkollat që dëshirojnë të aplikojnë duhet të shprehin interesimin për pjesëmarrje deri më 29 janar 2021 në emailin mali.tefiku@ipkofoundation.org, duke cekur sfidën/sfidat në të cilat do të marrin pjesë.  Shkollat që do të marrin pjesë në garë do të monitorohen nga ekipi i organizatorëve deri më 31 mars 2021, kur pritet finalizimi dhe dorëzimi i punimeve.  Projektet më të mira nga secila shkollë do të vlerësohen nga panelet përkatëse.

Shpërblimet:

Tri vendet e para nga secila sfidë dhe tri shkollat me më së shumti punime në garën e brendshme do të shpërblehen me kupon për blerje të pajisjeve shtesë punë praktike me nxënës.  Sfidat mund të shkarkohen në: http://www.asset-ks.org/designchallenge.html.

***

Programi “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” – ASSET financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.