Shkolla shqipe Ostermundingen Bern përgatit shfaqje duke u bazuar në emisionin ‹Oxygen›

Për Festën e Abetares, me 11 qershor, shkolla shqipe Ostermundingen Bern organizon manifestim për diplomimin e nxënësve. Me këtë rast nxënësit e kësaj shkolle kanë shprehur dëshirë të përgatisin një shfaqje sipas natyrës së kuizit ‹Oxygen›. Emisioni ‹Oxygen› duket qartazi që është pjesë në shtëpitë e mërgimtarëve. Këtë e dëshmon Ida Jashari, mësuese në shkollën shqipe në Zvicër. Ajo shprehet kështu:

«Pra jo vetëm Diaspora i ndihmon Atdheut, por edhe Atdheu e ndihmon Diasporën.
Fëmijëve nëse u servojmë të mirën, të mirën e marrin.
Ata janë rritur duke shikuar kuizin në televizion, me prindërit e tyre, prandaj edhe ushtrimet e pregaditjes i kanë marr me shumë zell e dashuri.»
Për më tepër ajo është shprehur se Festa e Abetares bashkon prindër, nxënës e arsimtarë dhe se me këtë shfaqje nxënësit dhe shkolla duan të prezantojnë haptazi vlerat që marrin nga atdheu.