RRON SHPIRTI ARBËRESH

 Në verën e vitit 2010 (në katundin Qana apo it. Cerzeto), të ndihmuar nga entuziazmi i administratës bashkiake të re dhe rinore, e gjitha kjo që ishte një dëshirë e pakonkretizuar kurrë, të shndërrohet në një takim të parë, që duke i përfshirë të gjithë, të cilët dëshironin të ishin pjesë e tij, që në fillim të një projekti, i cili krijohet si: “ Shpirti arbëresh“, që, në mënyrë letrare i korrespondon përkatësisht Shpirti i shqiptarëve të Italisë.

Teksti: Bexhet Asani & fotot: Rexhep Rifati

Grupi i kërkimeve Etno-muzikore “Shpirti arbëresh” lindi thjesht, si një kërkesë, thjesht në mënyrë spontane, por në të njëjtën kohë, të thellë, sepse rrjedh prej rrënjëve tona më arkaike. Prej kohësh, e kishim ndjerë që të theksohej me zë të lartë ekzistenca e të qenurit arbëresh, në rendje të evidentimit apo të hulumtimit të pjesëve nga këngë të kënduara me vështirësi, duke mos mbajtur mend tekstet ose duke folur për veshje të mrekullueshme që legjenda dëshironte t’i mbante të fshehura nëpër valixhe. Në këtë mënyrë, në verën e vitit 2010, të ndihmuar nga entuziazmi i administratës bashkiake të re dhe rinore, e gjitha kjo që ishte një dëshirë e pakonkretizuar kurrë, të shndërrohet në një takim të parë, që duke i përfshirë të gjithë, të cilët dëshironin të ishin pjesë e tij, që në fillim të një projekti, i cili krijohet si: “ Shpirti arbëresh“, që, në mënyrë letrare i korrespondon përkatësisht Shpirti i shqiptarëve të Italisë.

Emri, i zgjedhur me përkujdesje, vjen në mënyrë të shkurtuar, në një koncept të gjerësishëm dhe që hap një dritare drejtuar në ndjesinë e të ndjerit arbëresh, në një kuptim të thellë. Emrit të rëndësishëm i shtohet diçitura ‘’ grupi i kërkimeve etno-muzikore ’’, sepse lëvizja fillestare bëhet një laborator i vërtetë, i përshtatshëm për kërkime apo për hulumtime; në mënyrë spontane puna artikulohet dhe lindin figura që, me epërsinë e duhur, e udhëheqin grupin në disa fronte.
Historiani dhe studiuesi profesori Carmine Stamile ka dhuruar dhe i dhuron grupit një sasi të gjerësishme materialesh, fryt i punës së një jete dedikuar kërkimeve dhe përmbledhjeve të këngëve, të teksteve, të melodive dhe të traditave arbëreshe, dhe, mbi të gjitha, ka hedhur bazat të asaj që grupi dëshiron të bëhet një shkollë e vërtetë, e përshtatshme dijesh në të lexuarit dhe në të shkruarit e gjuhës arbëreshe; vajzat dhe gratë, së pari me ndrojtje, por shpejt duke u ndjerë shumë krenare, kanë filluar të veshin kostumin tradicional, në rastin e hedhjes së valleve, duke rizbuluar qepje antike të reja për t’ ju besuar mjeshtrave të rrobaqepësive të territorit, por gjithashtu edhe duke tentuar për të vendosur në provë veten e tyre, qoftë në prodhimin e veshjes, gjithashtu edhe në procesin e qëndisjes dhe në riprodhimin e “keza”, zbukurim tipik për kurorën e nuses.
Këngët, gjithsesi, këto janë objektivi kryesor i gjithë kësaj pune, kërkimet e të cilit i përkushtojmë më tepër energji, dhe që, në momentin e parë, shumë shpejt, na ka entuziazmuar, kanë qenë thelbësore, por që tashmë janë të pasqyruara me më tepër figura, dhe që midis tyre shquhen për veçoritë e ndryshme; në fazën e parë e rëndësishme ka qenë prurja e njohurive apo dijeve të këngëtarit dhe profesorit të shquar historian Vincenzo Perrellis, edhe pse në ditët e sotme ne përfitojmë nga trashëgimia e pasur kulturore e profesorit Carmine Stamile dhe nga këngëtarja historian, Ilia Madotto, gjithçka vjen në harmoni dhe e përpunuar me elegancë nga drejtuesja artistike, Jessica Novello, që është gjithashtu shumë e re, që krenon me përvojën më shumë se dhjetëvjeçare të këngës tradicionale, dhe duke përfituar nga mbështetja e muzikantëve, Angelo Rinaldi, që punon në organon e vogël dhe Felice Adduci që punon me fizarmonikën, ajo, e cila bën të mundur të mbledhë një kor të përbërë prej tridhjetë elementesh, asnjë prej të cilëve profesionistë, por të ndarë në zëra të parë dhe në zëra të dytë me një rezultat të përsosur.

Rezultat, i cili ka gjetur kontekstualizimin në konceptin e valles, manifestime që gjatë vitit shihen të jenë të përfshira në më shumë takime të vendeve të ndryshme arbëreshe dhe që në origjinë me ato vallëzimet rrethore, që shoqëronin të martuarit në një fazë të zhvillimit të një rituali nusëror antik, apo që shënonin momente të rëndësishme për komunitetin, si për shembull, në rastin e Festës së Pashkëve.
Gjithashtu, vlen të theksojmë që, gjatë martesës, në disa pjesë përbërëse të grupit, është krijuar shprehja e dëshirës maksimale për të rizbuluar botën, të cilës ngushtësisht i përkasim; gjatë pesë viteve të fundit, pesë martesa kanë qenë të shoqëruara me atsmoferën e krijuar nga vallet antike, por gjithashtu edhe të tjera për më shumë, sesa pesëdhjetë vite që kanë kaluar.
Grupi ka hetuar atëherë edhe ceremoninë e veshjes nusërore me këngën që e përshkruan në të gjitha fazat; ka rrethuar me vallëzim dhe varganin në shoqërim gjatë zhvillimit të dasmës në drejtim të kishës dhe ka dhënë urimet për të martuarit, pas ceremonisë së zhvilluar me këngë, që, në tekstet e tyre, lartësojnë virtytin e nuses dhe forcën e dhëndrit dhe urojnë për ta një të ardhme të pasur me gjithçka të mirë.
E gjithë kjo zhvillohet me një farë mase intime shumë të ngushtë, në brendësi të komunitetit, ose në zonat ngushtësisht arbëreshe, por grupi dëshiron gjithsesi të shfaqë dhe të përcjellë mesazhin e duhur për kulturën dhe për artin edhe në kontekste të tjera; dhe, në këtë mënyrë, në vitin 2012 “Shpirti Arbëresh” merr pjesë në Panairin Mesdhetar të Paestum, duke shfaqur në të gjithë pavionet e panairit, në stendat e tyre në qëndrim, që Bashkia e Qanës-Komuna e Cerzetos ka realizuar për të promovuar thurjen e gjineshtrës dhe duke bërë të njohur këngën e vetë dhe kostumet e veta të përfaqësuesve të të gjitha shteteve prezente.
Krishtlindjet e vitit 2013, e gjejnë grupin të konkurrojë për çmimin e këngëtarit “ San Francesco di Paola “ në sektorin e muzikës popullore, Shpirti arbëresh kualifikohet në vendin e dytë në këtë kategori, por nderohet me çmimin e kritikës me “përmendje të veçantë”, çmim i marrë në dorëzim, pas shfaqjes, gjatë mbrëmjes madhështore gala të zhvilluar në mjediset e brendshme të kishës të re të Shenjtores të San Francesco di Paola.
Viti 2015 e gjen grupin fitimtar në kontekstin artistiko – kulturor kalabrez, në ndarjen e çmimit Galarte, i përkrahur nga Senati i Republikës, për merita të kërkimeve dhe në ruajtjen, mbrojtjen e trashëgimisë së gjerësishme, të asaj, që edhe pse përbën një minorancë, ia arrin mbanë të shprehet ende në ditët e sotme, në të gjithë shkëlqimin e vet.
Edhe në vitin 2015, grupi ka qenë i angazhuar në regjistrimin profesional të përmbajtjes së teksteve të këngëve në cd-ë disk muzikor, me titullin: “Zemra këndon” prezantuar në muajin shtator, të vitit 2016.
Kjo sipërmarrje e mundësuar, falë investimeve të fondeve europiane që administrata e Bashkisë së Qanës-Komunës së Cerzetos ka shprehur dëshirën për të adresuar grupin “Shpirti Arbëresh “, duke rivlerësuar cilësitë e konservatorit kulturor, dhe, në fund, për të krijuar një produkt që reziston në kohë, si trashëgimi e komunitetit të Bashkisë së Qanës-Komunës së Cerzetos dhe zbulimit të mjetit të përhapjes së kulturës tonë, sepse ky është qëllimi i të gjithë punës sonë, duke bërë të mundur rijetëzimin e traditave tona, duke i bërë aktuale dhe prezente në përditshmërinë tonë të jetës, duke e mbrojtur gjuhën arbëreshe dhe veshjet tradicionale, duke krijuar një urë lidhëse, përmes të cilës nga njëri brez në tjetrin të mundësohet një mbrojtje e vërtetë dhe e përshtatshme e trashëgimisë historike dhe kulturore.
Në vitin 2017 “Shpirti arbëresh” ka marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të Gjirokastrës, në Shqipëri, duke përfaqësuar komunitetet shqipfolëse të Italisë së Jugut.
Në vitin 2018 ka marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të “ Via di Canto “, “Rruga e këngës “ të Fano, mbajtur një klasë me mjeshtrin e këngës arbëreshe me shfaqjen finale dhe bashkëpunime ndërkombëtare midis të cilave, ku përmendim bashkëpunimin e realizuar me mjeshtrin fizamornicist Bardh Jacova (Bardh Jakova).
Në vitin 2019, grupi i ftuar në Universitetin e Dioqezës së Shkodrës, në Shqipëri ka prezantuar punën e kërkimeve, të shpalosur në nder të dyqindvjeçarit të lindjes së shkrimtarit, Atë Antonio Santorit, dhe gjithashtu ka marrë pjesë në Kosovë, në të gjitha gazetat dedikuar arbëreshëve.
Grupi ka marrë pjesë në manifestimin “Matera 2019, kryeqytet për një ditë “ në San Paolo Albanese mbajtur në kontekstin e Mater, kryeqytet Evropian i kulturës të vitit 2019.
Viti 2019 është mbyllur me pjesëmarrjen në kështjellën aragoneze të Otrantos me rastin e organizimit të manifestimit “Fustanella, një urë mbi Adriatik”, e dëshiruar dhe e promovuar në provincën e Leçes dhe nga Ministria shqiptare për diasporën.

 (Fotot janë shkrep në një manifestim në festën e Pashkëve, ne Prill 2019 në katundin Mbuzati, vendlindjen e poetit Jul Variboba)