Remitancat nga Diaspora në Kosovë

Remitancat nga diaspora në Kosovë kanë pasur një trend rritjeje në 10 vitet e fundit. Gjithsesi, pandemia dhe inflacioni/rritja e çmimeve paraqesin faktorë që mund të ndikojnë në shumat dhe mënyrat e dërgesave të parave. Për këtë, Organizata GERMIN, e mbështetur nga UNDP, ka nisur një hulumtim për të vlerësuar ndikimin potencial të krizave të kohëve të fundit në remitancat nga diaspora në Kosovë. Pyetësori u drejtohet dërguesve nga diaspora dhe pranuesve të remitancave në Kosovë.

Pyetësor për dërguesit dhe pranuesit e remitancave nga diaspora në Kosovë
Ky pyetësor është pjesë e projektit “Remitancat nga Diaspora në Kosovë“ i implementuar nga Organizata GERMIN dhe i mbështetur nga (UNDP). Përmes këtij pyetësori, GERMIN synon të vlerësojë ndikimin e mundshëm të konfliktit në Ukrainë dhe rritjën e normavë të inflacionit në fluksët ë rëmitancavë në Kosovë. Ky vlërësim do të realizohët përmës anketave dhë intervistave me dërguesit dhe pranuesit e remitencave nga diaspora në Kosovë, për të kuptuar se si situata aktuale ekonomike globale mund të ndikojë në remitancat dhe rrjedhimisht në cfarë mënyrash kjo mund të ndikojë tek familjet kosovare.

Pyetësori do të mbledhë informacion mbi modelet dhe metodat e transferimit të parave, shpeshtësinë, sfidat dhe ndryshimet e mundshme në frekuencën e dërgesavë te dërguara në familjet kosovare me qëllim të analizimit të ndikimit ndërmjët remitencave dhe treguesve ekonomikë.

Pyetësori merr rreth 10 minuta për t’u plotësuar dhe është i hapur deri më 12 shtator 2022.  Për të marrë pjesë në plotësimin e pytësorit, ju lutemi shtypni KËTU!

Organizata GERMIN ju siguron se të gjitha përgjigjet tuaja do të jenë plotësisht konfidenciale. Nësë keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me këtë pyetësor, ju lutemi kontaktoni: info@germin.org