Manifestimi i “Bashkimit” të Usterit kulmoi me lojën e Ansamblit “Rugova”

936

Një nga manifestimet e para të ansambleve shqiptare në Zvicër kushtuar 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,  ai Shoqatës Kulturore “Bashkimi”, mbajtur mbrëmë në qytetin e Usterit të kantonit të Cyrihut, do mbajtur mend jo vetëm për pjesëmarrje masive të mërgimtarëve por edhe për programin tejet cilësor të kësaj shoqate, bashkë me Ansamblin Folklorik Autokton “Rugova”, që ishte mysafir i kësaj ngjarjeje të përbashkët kulturore

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Një nga shoqatat shqiptare në Zvicër, që tashmë ka  ka kaluar çerek shekulli të aktivitetit të soj Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” nga Usteri i kantoni të Cyrihut, që udhëhiqet nga Guximtar Alushi, dëshmoi edhe një herë se kur veprohet e punohet përmes një kryese kompakte edhe rezultatet nuk mund të mungojnë. Kjo shoqatë ka dëshmua me forma të ndryshme të aktivitetit, madje edhe me një organizim të shkëlqyeshëm të një panairi libri vitin e kaluar.

Përndryshe sa i përket programit të mbrëmshëm, kushtuar 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndonëse nuk pati as fjalë rasti, siç jemi mësua të shohim tek grupet tjera, por vetëm prezantim këngësh e vallesh nga dy grupmoshaat e kësaj shoqate, që impresionuan me program tejet cilësor. Veçmas impresionoi një  nga pikat e programit, në formë homazhi kushtuar Familjes Jashari, ku edhe më të vegjlit treguan vërtetë një lojë e pjekuri, duke dashur ta përjetojnë tërë atë sakrificë që bëri një familje e vetme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i shoqatë, “Bashkimi, Guximtar Alulishi, ndonëse ishte i angazhuar prej fillimit me kryesinë,  si zakonisht edhe kësaj radhe meritën për program tejet cilësor, ia përshkroi grupit të koreografeve, në përbërje Leonora Sakipi , Fatlume Salija, Diellza Alishani dhe Edonjeta Alija. Ndërsa që disa pika me nxënësit e mësimit plotësues i kishte përgatit edhe mësuesi i mësimit plotësues Vaxhid Sejdiu.  Pjesë e mirë e këtij programi, krahas valleve,  ishin këngëtarët: Isuf Rashiti, Ylli Ismaili e Blerta Sopa dhe recituesja Nora Sejdiu.

E veçanta e këtij manifestimi ishte pjesëmarrja e Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” nga Krahina etnoregjionale e Rugovës, themeluar qysh më 14 Qershor 1947, i cili mbrëmë në Uster, ndonëse jo i kompletuar për shkak të shpenzimeve, megjithatë ofroi një program solid, që rrallë herë shihet në manifestimet e mërgatës. Vet fakti se ky  ansambël, me jetëgjatësi prej 73 vjetësh kultivon, pa ndërpre, ruan dhe zhvillon brez pas brezi pastërtinë e trashëgimisë sonë kulturore, flet vetvetiu për një aset të rrallë kulture, që shfaqet jo vetëm përmes këngës unike me lahutë nga burrat apo me tepsi nga femrat, tregon se si mund të ruhen me shumë art e dashuri deri në ditët tona. ritet e zakonet e vjetra.

Ansambli “Rugova “ i udhëhequr nga Vesle Nikqi, përbën ansambël sa kompakt aq edhe unik, që ka trashëgua brezat e mëparshëm të këngëtarëve e valltarëve rugovas, është edhe një dëshmi se aty ku punohet me shpirt e dashuri se edhe atëherë kur mungon përkrahja morale e ndihmat materiale, arrihen suksese. Fakti se ky ansambël në të kaluarën u shpërblye me vendet e para në shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare, apo ishte pjesë e shumë filmave artistik apo edhe komercial, tregon për këtë pasuri të rrallë që shpesh mund të mos ia dimë vlerën dhe të mos i japim mbështetjen që meriton. Të bisedosh me lahutarin 72-vjeçar, Hysen Kurtajn, mëson si me parahistorinë e lahutarëve të hershëm rugovas, po edhe me punën e madhe që bënë jo vetëm si këngëtar i rrallë me lahutë, por edhe me gdhendjet e mrekullueshme që i laton e punon lahutat, një nga të cilat i dhuroi edhe kongresistit me famë që mbështeti në vazhdimësi çështjen e Kosovës, Eliot Engelit.

Sidoqoftë, e shof me shumë interes që edhe ansamblet tjera por edhe organizimet shqiptare ti bëjnë ftesë më shpesh Ansamblit “Rugova” në se dom që nipat e mbesat tona në mënyrë autentike të shohin e shijojnë nga afër artin e vërtetë popullor, unik e pa zbukurime, as në dok e as në veshje.

Ansamblit Rugova i dhurova librin tim, pasi që pjesë e tij janë edhe disa nga prezantimet e tij në festivale.