( Dy korrespondenca me studiuesin arbëresh Zef Giuseppe Chiaramonte, që dje kaloi në përjetësi)
Me rastin e ndarjes nga Prof. Chiaramonte, po i postoj dy nga bisedat që kam pas me te përmes inboxit në fb. Si dëshmi se sa ai ishte i lidhur jo vetëm me botën arbëreshe por edhe ate shqiptare e në veçanti me Kosovën, ja tekstualisht, me pak ndërhyrje ortografike:
(14.12. 2021): Zoteri Rexhep Rifati, isha i ri por i përjetova fazat e përkthimit te Liturgjisë hijnore nga greqishtja ne arbërisht Ka qene pune e lodhshme, po me ne fund u arrit qëllimi.
Po, vërtet u kryjua një koine arbëreshe. Sa per standard a protostandard, nuk di. Ngase fatkeqësisht Komisioni u shpërnda pas përkthimit te Meshës! Kjo pati si pasoj kalimin nga greqishtja ne italisht, ndonëse kemi shume përkthime individuale për pjesët e tjera te shurbeses, te cilat nuk zyrtarizohen nga mosmarrëveshje te ndryshme…
Ne pritje te marrim një kafe se bashku, ju përshëndes përzemërsisht.
( 18.5.23): Të dashur vëllezër kosovare! Jam një arbëresh nga Sicilia, sekretar i Komitetit italian pro Kosova. Qe nga viti 1976, kur erdha heren e pare ne Kosove, i kam ndjekur periptite e vëllezërve kosovarë, deri qe i prita disa nga ta qe u tërhoqën ne Bazën amerikane ne Komiso per shkak te terrorit te Milosheviçit. Po ashtu prita te ndjerin President Rugova kur erdhi për vizite te baza amerikane. Tashti jam duke ndjekur me shume vëmendje zhvillimet e Lëvizjes se Deçanit, dhe pikërisht çështjen e ortodokseve. Siç e dini, ne Arbëreshët, te ikur ne Itali para 550 vjet jemi ortodokse me Romen. Ashtu si kishte dashur i madhi Fan Noli për Shqiptaret ortodokse.
Për arsye ende te panjohura, me ne fund Noli zgjodhi te krijonte KOASH, Kishën Ortodokse Autoqefale te Shqipërisë, lidhur me Patrikanën e Kostandinopojës. Ne Arbëreshët, ne te kundërtën, duke qene ortodokse (te ritit bizantin) me Romen, jemi katolike. Kjo tradita jone lidhet me Kishën Ilirike, e cila qe lidhur me Romen gjer ne sh. VIII. Për me ardhur te ditët tona me takon te ju them se rruga qe jeni duke ndjekur me meshimin e zotni Xhufka, është gabim dhe mëkat. Xhufka nuk qe kurrë shuguruar prift, prandaj është nje aventurier sakrileg!
Kthimi te feja e te pareve tuaj, pra te Kristianizmi, nuk fillon nga një Meshe, për me shume e ushtruar nga nje jo-prift. Mesha vjen ne fund te një procesi qe fillon me doktrinën e fesë, pra katekizmi, dhe vazhdon me Pagëzimin dhe sakramendet e tjera. Po qe se parapëlqeni Kishën Katolike, radhitjen ne te mund ta bëni sipas dy traditave: 1. Tradita e Kishës perëndimore/ llatine/ romane, 2. Tradita e Kishës lindore/ bizantine/ arbëreshe.
Për ata qe duan me ndjeke traditën llatine, keni Ipeshkvinë katolike ne Prishtinë për udhëzime tjera. Për ata qe duan me ndjeke traditën bizantine si Arbëreshët, duhet te biem d’akord mbi procedurën qe duhet ndjekur. Mbetem ne dispozicionin tuaj për çdo shpjegim tjetër. Me ne fund, ju lutem, vini re dhe mos bini ne mëkat duke marre pjese te Mesha sakrilege e Xhufkes!!!
(Fotot nga fb i Prof. Zef Chiaramontes)