Aneksimi i Kosovës me dhunë nga Serbia (1945)

Nga Sami ARIFI

Aneksimi i Kosovës me dhunë nga Serbia (1945) dhe përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe barazi me popujt tjerë

Kur në Kosovë zhvilloheshin operacionet e fundit kundër pushtuesit nazi-fashist për çlirimin e vendit, filloi me të madhe Serbia fushatën propagantistike gjenocidiale kundër shqiptarëve, pra, sipas shovenistëve serbomëdhenj shqipëtarët nuk e kanë fituar të drejtën të jetojnë të barabartë me popujt tjerë të Jugosllavisë së Re. Federata jugosllave i aneksoi dhe i copëtojë trojet shqiptare në republikat jugosllave duke bërë krijesa artificiale, pjesa e mbetur e Kosovës u aneksua me dhunë nga Serbia…

Shkruan: Sami ARIFI

Sekretari i Komitetit Krahinor i Partisë Komuniste të Serbisë PKJ (Partisë Komuniste të Jugosllavisë) për Serbinën, Bllagoje Neshkoviç, në Konferencën e Tretë të Komitetit Krahinor për Kosovën të mbajtur në gjysmën e dytë të marsit të vitit 1945, deklaroi se: „Shqiptarët në numër më të madh ishin kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare, pra qëndrimi i udhëheqjes së PKJ, nuk ishte që se dinin realitetin për luftën e popullit shqiptar kundër nazifashizmit, kur dihet realiteti i Brigadës së VII e cila çliroi nga nazifashizmi shumë vende edhe të Jugosllavisë, por ata (serbët) në çdo mënyrë kishin qëllim të përligjënin fushatën e ndjekjes dhe të terrorit që kishin filluar kundër shqiptarëve…

Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar i Serbisë (FANÇS) i mbajtur në Beograd, në dhjetor të vitit 1945, për aneksimin e Kosovës, e miratoi edhe Kryesia e Komitetit Qendror të PKJ-së që Kosova e Metohija të mbeten pjesë e Serbisë. Në këtë Mbledhje, të mbajtur me 7-9 prill të vitit 1945, të FNÇS morën pjesë edhe dy përfaqësues nga Kosova edhe se Këshilli Nacionalçlirimtar i Kosovës nuk kishte mbajtur mbledhjen për të dhënë një vendim të tillë, ata dytë, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha ishin në dakordë me vendimet e Serbisë.

Që nga Konferenca e Bujanit, fundi i dhjetorit 1943 dhe fillimi i janarit të vitit 1944, e deri kur u mbajtë Mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Serbisë në prill të vitit 1945, në Kosovë nuk kishte pas zgjedhje për formimin e Këshillit të ri Nacionalçlirimtar, ose për plotësimin e rinjëve në Këshillin ekzekutiv, ndërsa serbët bënë koperimin duke i futë pesë anëtarë të rinj, jo me raportin e banorëve të popullësisë që jetonin në Kosovë, pra me numër më të madh të serbëve në Kryesinë e Këshillit: Dushan Mugosha, Gjoko Oajkoviç, Mitia Milkoviç, Millutin Popoviç, Boshko Cakiç të gjithë serbë e malazezë, ndërsa Kryesia e Këshillit Nacionalçlirimtar përbëhej nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 ishin serbë e malazezë dhe vetëm 5 shqiptarë, pra kjo përbërje fare se përfaqësonte përbërjen kombëtare të popullsisë në Kosovë.

Nga Kuvendi i Prizrenit, i cili u mbajt më 8-10 korrik 1945, Kosova zyrtarisht aneksohej nga Serbia, nën masa të jashtëzakonshme, me një rrethim policor dhe ushtarak. Me aprovimin e Rezolutës nga Kuvendi Federativ më 23 korrik 1945 dhe nga ai serb i mbajtur më, 01 shtator të vitit 1945, Kosova do të konsiderohej çështje e mbyllur.

Personalitetet e popullit shqiptar tashmë u quajtën armiq të popullit, të cilët si të tillë u ndoqën dhe me shumicë u likuiduan.

Në Rezolutën e Kuvendit të Prizrenit (Mbledhja e dytë e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, e mbajtur në Prizren, korrik 1945), nga kjo Mbledhje Kosova u shpallë, „kinse“ me dëshirë të popullsisë së saj, e bashkangjtur me Serbinë federale në kuadër të Federatës jugosllave. Ky vendim, jo vetëm që nuk mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e rihapi çështjen shqiptare në trojet e tyre në Jugosllavi në mënyrë virtuale në kontekst të ri historik, në masë gjeopolitike në tërë Ballkanin.