Albin Kurti dhe Isa Mustafa, janë takuar sot ku kanë biseduar për gjetjen e një zgjidhje për situatën politike që po mbizotëron në vend. Ata janë dakorduar për nisjen e përgatitjeve për rrëzimin e qeverisë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ku ndër të tjerash ka thënë:
“Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.”




















