Pesë njëanshmëritë e regjisorit Agim Sopi

Pesë njëanshmëritë e regjisorit Agim Sopi, të zbuluara në emisionin «Pikë» të Veton Surroit në «KTV» të datës 29 maj 2025

Shkruar nga: Ylber Hasani; 9 qershor 2025, Vjenë-Austri

Në mbrëmjen e 29 majit 2025 pata rastin që në KTV ta dëgjoj intervistën që Veton Surroi i bëri regjisorit Agim Sopi në emisionin e tij «Pikë». Që në fillim dua të theksoj se kam respekt për punën e z. Sopi si regjisor filmash dhe dramash, si dhe si autor i disa dramave të publikuara prej  tij.

Mirëpo, ky respekt është i kufizuar vetëm në përmbajtjen kombëtare të veprave të tij, por jo edhe për nivelin artistik të veprave të tij, i cili – në vlerësimin tim – endet diku mes amatorizmit dhe profesionalizmit.   

Dikush mund të më kundërshtojë, me arsyetimin se unë duke mos qenë  regjisor nuk di që ta vlerësoj punën e një regjisori, në rastin konkret të regjisorit Agim Sopi. Por unë, si një njeri që e ka të lindur pasionin për letërsinë, artin dhe kulturën, kam kultivuar një kulturë të majaft- ueshme artistike, për ta vlerësuar një roman, dramë apo film. Sidomos kut është fjala për filmat që ka regjisuar Sopi, ata duke qenë përplot me shprehje të rëndomta të përditshmërisë, si të të tillë mund të vlerësohen jo vetëm nga profesionistët, por edhe nga laikët.

Njëanshmëria e parë: Fshirja e historisë së rezistencës

Në intervistën e tij, Sopi ua atribuoi të gjitha meritat për shtetbërjen e Kosovës vetëm klasës politike të Fadil Hoxhës, të Azem Vllasit, disa intelektualëve dhe një grushti artistësh profilesh të ndryshme. Ky vizion i cunguar është një fyerje për brezat e rinisë së vitit 1968 dhe viteve ’70 dhe ’80, të cilët me demonstratat e tyre e sensibilizuan botën për çështjen e Kosovës. Është një përbuzje e mijëra të burgosurve politikë që u kalbën burgjeve të Jugosllavisë. Është një fyerje ndaj mijëra luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për çlirimin e Kosovës nga Serbia, si dhe është një padrejtësi flagrante ndaj 2400 ushtarëve të UÇK-së, të rënë dëshmorë për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Fshirja e historisë së rezistencës për shtetbërjen e Kosovës, paraqet njëanshmërinë e parë «patologjike» të Agim Sopit, të cilën ai e zbuloi në intervistën e tij dhënë Veton Surroit.

Njëanshmëria e dytë:
Histori falsifikuese me erë LKJ-je dhe erë Berishe

Sopi, pa asnjë fakt të vetëm, deklaroi se Partinë Komuniste të Shqipërisë (PKSH-ën) nuk e paskan themeluar shqiptarët, por Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviqi. Kjo është jo vetëm gënjeshtër historike, por edhe një shpifje e recikluar nga repertoari i shpifjeve të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ-ës) ndaj Shqipërisë dhe një shpifje  nga repertoari i propagandës së Salih Berishës. Edhe sikur Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviqi, të kenë qenë prezent në mbledhjen themeluese të PKSH-së, gjë që nuk vërtetohet nga asnjë dokument serioz, kjo nuk i bën ata themelues të PKSH-së. Pëpjekjet e Sopit për falsifikimin e historisë së Shqipërisë socialiste ala-Jugosllvqe dhe ala-Berishjanqe, praqesin njëanshmërin e tij të dytë “patologjike”,  të cilën ai e zbuloi në intervistën e tij dhënë Veton Surroit.  

Njëanshmëria e tretë:
Urrejtje personale ndaj Shqipërisë së asaj kohe

Sopi, me një mllef të pashpjegueshëm, sulmoi Shqipërinë socialiste për izolimin dhe diktaturën e saj, duke u shprehur se Shqipëria e kishte zhgënjyer aq shumë, saqë i kishte dhënë të drejtë gjyshit të tij ballist. Por, kjo qasje jo vetëm që tregon mungesë thelbësore të njohjes së rrethanave gjeopolitike, por e tregin edhe dëshirën e Sopit për të denigruar me çdo kusht atë Shqipëri që, me të gjitha të metat e saj, e ruajti identitetin dhe sovranitetin kombëtar nën presionin e egër greko-jugosllav.

Shqipëria duke u gjendur në mes të Greqisë antishqiptare dhe Serbi-Jugosllavisë antishqiptare, ishte e detyruar të izolohej, jo nga dëshira për izolim, por për të mbijetuar nga copëtimi i saj në mes të Serbi-Jugoslllavisë dhe Greqisë. Shqipëria nuk e izoloi vetën, por e detyruan të izolohej dy vendet antishqiptare: Serbi-Jugosllavia dhe Greqia me veprimtarin e tyre mbi tokë e nën tokë kundër Shqipërisë.

Shqipëria duke u gjenduar në mes të Greqisë antishqiptare dhe Serbi-Jugosllavisë antishqiptare, ishte e detyruar që të kishte nën kontroll secilën pëllëmb të vendit dhe secilin mekanizem shtetëror në duart e saj, për t`i ruajtur ato në mënyrë preventive  nga ndikimt toksike greke dhe jugodllsve, të orienturara kundër Shqipërisë.  Kjo e detyroi Shqipëinë që të vendoste masa ligjore parandaluaese të ashpëra, duk u shndërruar kësiosj në një vend diktatorial. Shqipëria nuk u bë me dëshirë vend diktatorial, atë e detyruan të ishte një vend diktatorial dy vendet antishqiptare: Serbi-Jugosllavia dhe Greqia me veprimtarin e tyre mbi tokë e nën tokë kundër Shqipërisë.

Sidoqoftë, urretjta e tillë e Sopit ndaj Shqipërisë socialiste pse ajo ka qenë e detyruar që të jetë një vend i izoluaar dhe një vend duktastorial, paraqet njëanshmërin e tij të  tretë “patologjike” me radhë,  të cilën e zbuloi në intervistën dhënë Veton Surroit.  

Njëanshmëria e katërt:
Shpërfillja e institucioneve të artit shqiptar

Sopi deklaroi se Shqipëria nuk ka pasur institucione të mirëfillta arti, por vetëm «Shtëpi Kulture” në shërbim të pushtetit. Këto fjalë janë një përçmim i rëndë për Akademinë e Arteve, Teatrin Kombëtar, Teatrin e Operës dhe Baletit, Kinostudion “Shqipëria e Re”, që për dekada kanë prodhuar artistë të kalibrit botëror si Sandër Prosi, Kadri Roshi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa e të tjerë, si dhe prodhuan filma artistik, filma dokumentarë dhe drama të nivelit të lartë, të cilët ndikuan fuqishëm në vetëdijesimin kombëtar të rinisë shqiptare të Kosovës.

Por, regjisori Sopi nuk ia di hallin vetës: ai nuk është në gjendje të kuptoj se gjithë filmat e tij marr së bashku, nuk bëjn as sa filmi “Nëntori i Dytë”, “Flaka e Maleve”, “Liri a Vdekje!”dhe filma të tjerë, të prodhuara nga Kinostudioja “Shqipëria e Re”. Dhe Sopi nuk është i vetëdijshëm, se të gjitha dramat e regjisuara dhe të shkruara prej tij, marrë së bashku nuk bëjnë sa drama “Epoka para Gyqit”, “Gërsheti i Luftërave”, “Përmbytja e Madhe” dhe drama të tjera, të prodhura nga teatri kombëtar i Shqipërisë. 

Sidoqoftë, përçmini që regjisori Sopi iu bëri në atë intervistë institucioneve të artit të Shqipërisë, duke i quajtuar ato një “Shtëpi e Kulturës” në shtrytëzim të pushtetit, paraqet njëanshmërinë e tij të katrët “patologjike”, të cilën e zbuloi në intervistën dhënë Veton Surroit.   

Njëanshmëria e pestë:
Ikje nga profesioni, drejt propagandës

Më skandalozja nga të gjitha ishte fakti se Sopi duke qenë regjisor flimash e dramash, në vend që të fliste për filmin, dramën dhe artin – fusha ku gjoja është ekspert -, ai i shpenzoi ¾ e intervistës për të bërë propagandë të ulët kundër Shqipërisë socialiste. Dhe atë me atë retorikë që ngjan me ulërimat e shovinistëve serbë e grekë kundër Shqipërisë së asaj kohe. Sopi përpiqet ta diskreditojë Shqipërinë në mënyrën më vulgare të mundshme. Rrëshqitja e tij në një propagandë-bërës kundër Shqipërisë, paraqet mjëanshmërin e pestë të tij “patologjike”, të cilën e zbuloi në intervistën dhënë Veton Surroit.