Pyetje e përgjigje nga bota e punës në Zvicër: Papunësia

Harrimi i formularit – a do të marr ende mëditje?

Pyetje: Mjerisht, unë nuk e kam dorëzuar formularin tim «Të dhënat e personit të siguruar» (AVP) për muajin shtator 2022 deri në janar 2023 në Arkën e sigurimit të papunësisë. Tani Arka në fjalë nuk do të më paguajë asnjë përfitim për muajin në fjalë. A mundet Arka ta bëjë këtë?

Përgjigje nga Nikol Debrunner (juriste e sindikates Unia): Po. Arka i sigurimit të papunësisë mund të paguajë përfitimin mujor të papunësisë posa ta marri formularin me të dhënat e kërkimit të punës. Arka ka nevojë për këtë në mënyrë që të përcaktojë të drejtën tuaj specifike për muajin në fjalë. E drejta për kompensim për muajin në fjalë skadon nëse nuk bëhet e vlefshme brenda 3 muajve nga fundi i muajit me të cilin lidhet. Prandaj do t’ju duhej ta dërgonit formularin më së largu deri në fund të dhjetorit në mënyrë që të mund të pretendonit ende përfitimet e shtatorit.

Tek afati i thënë kemi të bëjmë me një periudhë konfiskuese. Kjo do të thotë se një pretendim është plotësisht i pavlefshëm nëse nuk është bërë i vlefshëm me kohë. E rëndësishme për t’u ditur: kërkesa për përfitim nga papunësia është thjesht një e drejtë, jo një detyrim. Nuk kemi të bëjmë gjithashtu me të drejtën themelore për kompensim, por kërkesa rishqyrtohet dhe miratohet për çdo muaj në bazë të dokumenteve të paraqitura.

Huazuar nga gazeta e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 2, 2023