Punëdhënësi nuk paguan: Si duhet të veproj?

Martini punon ka 20 vite tek e njëjtë firma moleri dhe deri para disa muajve ka marr në kohë të saktë pagën e tij. Mirëpo që nga janari ai merr gjithmonë me vonesë pagën e tij. Tani është fillimi i korrikut dhe ai ende nuk ka marrë pagën e muajve maj dhe qershor. Çka mund të bëjë ai? A mund të prish marrëdhënien e punës menjëherë? Çka ndodh me pagën e tij, n¨se firma falimenton?

 Hapi i parë: vërejtje me shkrim

KONKURSAMTSipas ligjit paga duhet më së voni të arrijë në konton e punëmarrësit në ditën e fundit të muajit. Nëse Martini nuk e ka marr pagën e dy muajve të fundit, atëherë ai duhet menjëherë të veproj: Ai duhet t’ia tërheqë vërejtjen punëdhënësit të tij, për shkaqe faktike me shkrim dhe me postë rekomande. Ai duhet ti jep firmës një afat të shkurtër (1 javësh) për të bërë pagesën e munguar. Nëse firma paraprakisht nuk është në gjendje të paguajë, atëherë Martini duhet të kërkoj që ajo që të siguroi garanci për pagat e ardhshme (garanci bankare, deponim i letrave me vlerë). Vet Martini ka të drejtë të ndërpresë punën deri në momentin që punëdhënësi bënë pagesën e pagës së munguar. Mirëpo kujdes. Nëse firma gjendet në falimentim, Martini mund të merr vetëm pagesën për punën e kryer, çka d.m.th. se për ditët që ka ndërprerë punën nuk merr kompensim fare.

A mund Martini të prishë menjëherë kontratën e punës?

Po, nëse firma nuk ka aftësi të pagesës dhe nëse për pagat e munguara nuk mund të sigurojë garanci të nevojshme, Martini mund të shkëput marrëdhënien e punës pa afat – përmes paralajmërimit me shkrim – dhe të kërkoj dëmshpërblim (pagën gjatë afatit të shkëputjes së punës). Në çdo rast ai duhet të kërkojë pagat e munguara dhe dëmshpërblimin mundshëm menjëherë përmes entit të borxheve apo përmes padisë.

Lajmërim i menjëhershëm tek RAV

Nëse Martini për shkak të rrezikimit të marrjes së pagës prish marrëdhënien e punës, ai duhet të lajmërohet menjëherë tek Enti Regjional për Punësim (RAV) dhe të paraqet kërkesën për kompensimin pranë Arkës së Sigurimit të Papunësisë. Nga dita e lajmërimit ati i takojnë parat ditore, nëse ai i plotëson parakushtet në lidhje me kompensimin e papunësisë.

 Martini ka paraqitë rastin në entin kompetent, mirëpo firma ka falimentuar. Çka tani?

Martini duhet të dorëzoj kërkesën për pagat e munguara tek enti për falimentim dhe të shtrojë kërkesën për kompensim të pagave të munguara tek Arka e të Papunëve të Kantonit. Kujdes: Martini duhet të ketë parasysh se kompensimi për pagat e munguara mund të bëhet i vlefshëm vetëm brenda 60 ditëve nga paraqitja e falimentimit. Pas këtij afati bëhet vonë pakthyeshëm.

Çka mbulon kompensimi i paaftësisë paguese?

Kompensimi i pagave të munguara mbulon kërkesat për paga të muajve të fundit të marrëdhënieve të punës. Në parim kompensimi i paaftësisë paguese mbulon 100% të pagës mujore bruto (maksimalisht 10’500 Franga në muaj). Kontributet ligjore të sigurimeve shoqërore hiqen. Nuk mbulohen me këtë rast shtesat e fëmijëve, harxhimet e rrugës si dhe parat në rast sëmundjeje dhe aksidenti. Këto duhet të dëshmohen si të vlefshme tek Arka gjegjëse e kompensimit, gjegjësisht tek sigurimi shëndetësor dhe ai aksidental. Në broshurën “Kompensimi i paaftësisë paguese” të SECO (Sekretariatit Shtetëror për Ekonomi) mund të gjinden të gjitha informatat e rëndësishme mbi “Kompensimin e paaftësisë paguese”. Kjo broshurë në gjuhën gjermane, frënge apo italiane, mund të shkarkohet nga http://www.treffpunkt-arbeit.ch/publikationen/broschueren/

 

Montaña Martín