“Prointegra.ch” përkujton përjetësinë e kryetrimit me 15 buste nga katundet arbëreshe!

Sot në ditën e 553 vjetorit të kalimit në përjetësi të heroit tonë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, përherë të parë përzgjodha 15 buste dhe një mural nga 15 katunde arbëreshe në anë të ndryshme të Kalabrisë, Sicilisë dhe provincave të tjera në jug të Italisë, që kam shkrep gjatë vizitave të mija në ato lokalitete.

Pavarësisht nga madhësia e fshatrave arbëreshe, ato në sheshet e të tyre i kanë stolis me bustin e kryetrimit në shenjë adhurimi e dashurie të pashuar për Gjergj Kastriotin Skënderbeu, ndërsa që nuk është i njëjti rast as në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut (!), ku pos në ndonjë shkollë që mban emrin e Kryetrimit.

( Teksti e fotot nga Rexhep Rifati)