Kërkojmë! Respekt – pagë më shumë– kohë më shumë!
Në vitin e kaluar me 22 shtator për barazi në paga dhe kundër diskriminimit dolën në rrugë 20‘000 njerëz. Qysh gjatë fazës së mobilizimit ishte më se e qartë, se gratë edhe pas demonstratës duan të luftojnë edhe më tej dhe se janë të gatshme që të kërkojnë me këmbëngulje të drejtat e tyre. Për grevën e grave 2019 flitej gjithandej nga të gjithë dhe nuk mund të ndalet! Menjëherë pas demonstratës thuaja se në të gjitha Kantonet u krijuan lidhjet e grevës, pjesë e të cilave është edhe Unia. Rezulton qartë se: Gratë nuk do të lejojnë që edhe më tej të tërhiqen për hunde! Gratë e Unia me 14 qershor 2019 do të bëjnë grevë në tërë Zvicrën.
Respekt, pagë më shumë, kohë më shumë
Ne duam respekt. Kjo d.m.th. respekt për punën tonë dhe për shanse të njëjta. Ne gratë kemi merituar edhe më shumë pagë. Ne duam barazi në paga dhe paga korrekte, të cilat mjaftojnë për jetesë. Ne gjithashtu kërkojmë një pajtueshmëri më të mirë dhe më shumë kohë për fëmijët tanë, familjen dhe shoqërinë si dhe qasje në trajnime-arsimore dhe perspektivë profesionale.
Ç’të bëjmë?
Greva – dhe ditët e aksionit janë të shumëllojshme: Ti me 14 qershor mund të bësh vetë grevë (p.sh. të zgjasësh pauzën e drekës) apo të marrësh pjesë në demonstratën, e cila mbahet në ora 15:30. Ti qysh tani mund të marrësh pjesë edhe në tubimet regjionale të grevës, apo thjeshtë të bisedosh me koleget tua për grevën e grave dhe të organizoni bashkërisht një aksion në ndërmarrjen ku punon. Me 10 mars në Biel-Bienne mbahet një tubim nacional me qindra gra pjesëmarrëse – merr pjesë edhe Ti (nga ora 10-16 në Volkshaus Biel). Ne i gëzohemi pjesëmarrjes Tënde!



















