“Prointegra”, brenda një jave në 20 katunde e qyteza arbëreshe

Gjatë turneut të fundit nga data 18-25 Tetor 2021, ekipi i prointegrës, duke bërë mbi 1800 kilometra udhëtime me makinë, arriti të vizitojë 20 ngulime arbëreshe në rajonin e Kalabrisë, si dhe në rrethet e Torontës e të Bazelikatës, por jo edhe në provincën e Sicilisë, ngase shikuar në hartë vendbanimet nuk na dukeshin aq larg por kur të marrësh rrugëtim sikur ato largohen, madje në maje malesh, kryesisht jashtë rrugëve magjistrale dhe autostradës, që përshkojnë shumë pak fshatra arbëreshe

Teksti dhe fotot Rexhep Rifati

Ditën e parë sipas programit, me të arritur në aeroportin Lamzeia Termo, ekipi ynë vizitoi tri katundet të rrethit të Katanxaros në Kalabri edhe atë ngulimet: 1) Dandalli : Andali 2) Marçëdhuza : Marcedusa dhe Zagarise, për të kaluar natën në katundin e njohur Frasnitë (Frascineto) e të nesërmen pasi vizituam Atë Antoinio Belushin (Bellusci) dhe Purqilin (Elaninën) ku në shtëpinë tij na priti ngrohtësisht profesor Michele Greco,  dhe më pasatj Çiftin (Qivita) katundin më atraktiv në afërsi dhe për të vizituar më 19 Tetor, katundet arbëreshe në rrethin e Rrethi e Potenxës, gjegjësish vendbanimet: 1) Shën Kostandini : San Costantino Albanese dhe Shën Pali : San Paolo Albanese, ndërsa me 20 Tetor, katundet e Rrethit të Kozencës: 1) Kastërnexhi : Castroregi 2) Farneta : Farneta: Po në  këtë ditë në mbrëmje ekipi ynë pasi kishte bërë mbih 300 kilometra rrugë, arriti në rrethin e Tarantos, ku edhe vizitoi qytezën arbëreshe : Shën Marcani : San Marzano di San Giuseppe, ku edhe përcolli një komedi të përgatitur nga artistët e vegjël arbëresh. Pasi kaluam një mbrëmje të këndshme dhe të nesërmen i bëmë një vizitë institucioneve dhe qytezës prej rreth 10 mijë banorësh, në shoqërim të muzikantit dhe artistit, Leonardo Belvedere, vizituam qendrën kulturore arbëreshe, që ai udhëheq e që paraqet një Arbëri në miniaturë, e ku parmes një makete mund të shohësh gjitha ngulimet arbëreshe me karakteristikat e konfiguracionit, arkitekturën dhe veshjet. Më pastaj morëm rrugën sërish, rrugën prej më se njëqind kilometrash drejt krahinës së Kalabrisë, ku edhe vizituam më parë fshatin Pllatëni : Plataci. Ishte ky një vendbanim i vjetër, tejet karakteristik  arbëresh që shquhet për murale të shumta shumëngjyrshme, ku spikasin figurat tona kombëtare.  Cak për të kaluar natën më 21 tetor patëm në një shtëpi 5 shekullore, në qytezën e Ungrës ( Lungro), ku edhe është peshkopata apo dioqeza e ritit greko- bizantin për krahinën e Kalabrisë.

Me 22 Tetor në rrugëtim e sipër për në fshatin e fundit të Kalabrisë, që nuk kisha rritë ta vizitoj më parë, Fallkunara : Falconara Albanese, më parë vizituam katundin Ferma : Firmo, ku edhe pos tjerash vizituem edhe muzeun e këtushëm, tejet të pasur me eksponate dhe kostume arbëreshe. Tejet atraktiv për ne ishte Fallkunara: Falconara Albanese, ngase kishte një pozitë dhe relief të veçantë duke qenë ndër katundet më bregdetare arbëreshe.

Data e 23 Tetorit ishte e veçantë për ne sepse gjatë pasditesh arritëm në Shën Mitër, apo San Demetrio Corone, një ka lokalitetet me rëndësi të veçantë kulturore e arsimore për mbarë regjionin e Kalabrisë po edhe trojet shqiptare pasi që aty gjendet kolegji i famshëm të Shën Adrianit, ku punoi dhe veproi edhe i madhi De Radë, Këtu na priti me shumë përzemërsi skulptori preshevar, Hevzi Nuhiu që jeton e krijon këtu prej rreth dyzet vjetësh. Po në mbrëmjen e kësaj dite u gjendem në Shën Sofia : Santa Sofia d’Epiro, ku vizituam muzeun dhe bibliotekën prej dhjetëra mijëra ekzemplarësh. Ndërsa më 24 Tetor ishim në vendlindjen e De Radës në  1 Maqi : Macchia Albanese, si dhe  Vakaricin : Vaccarizzo Albanese, duke e mbyllur këtë turne me një vizitë në vendlindjen e lirikut tonë të madh Zef Serembe, katundin: Strighari apo në it. San Cosmo Albanese.

Ishte kjo një vizitë përplot mbresa e emocione, sidomos gjatë takimeve me vëllezërit arbëreshë të moshave të ndryshme, por edhe me shumë befasi të këndshme kur dëgjoje shqipen ende të ruajtur apo edhe të pikëlluar, kur shihje se gjuha jonë në mjaft ngulime tashmë është harruar. Ky shkrim është vetëm se telegrafisht i regjistruar,  sa për të parë se ku arritëm për shtatë ditë të plota, duke kaluar mbi 1800 kilometra me makinë, pa llogaritë distancën e fluturimeve ajrore nga Cyrihu apo Vjena ( për Hazir Mehmetin).

Javëve në vazhdim do të publikojmë në portalin tonë të dhëna më të plota me tekst e me foto.