Me këtë rast njoftoj veprimtarët dhe kontribuuesit e Fondit të 3%, se Prokuroria Speciale e Kosovës, se pas shqyrtimit të këtij raporti, lëndën ia ka përcjell Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndaj edhe kemi besim në drejtësinë e Kosovës, që më në fund kjo materie të ketë trajtim ligjor, në mënyrë që mërgimtarët të din saktësisht fatin e mjeteve, ndarë nga djersa e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
……………….
Lënda përfshin periudhën tetor 1991-shtator 1999 të Qeveris në Ekzil te Kosovës, me kryeministër Bujar Bukoshi dhe ministër të financave Isa Mustafa. Lëndën e kane shqyrtua, dhe e kane dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Si Prokurori kompetente për trajtimin e rastit.
Veprimtar dhe Donator te fondit te 3%. Arsyeja qe e dërgova Raportin financiar ne (PSRK). Raporti financiar është i pa PAPRANUSHEM. Ky raport financiar, është i pa kompletuar. I mungojnë elementet bazë. Shifrat e raportit financiar, duhet te përputhen me raportin e BANKAVE. E pastaj te vazhdohej ma tutje.
Ju veprimtaret dhe kontribuuesit e fondit te 3%, qe kontribuuat ne Fondin shtetëror për Republikën e Kosovës. Ju qe dhatë ndihma për Drenicën. Ju qe ju përgjigjet Aksionit gjithçka për Pavarësinë e Kosovës. Ju jeni KOMBTARISHT te ngritur. Ju jeni te NDERGJEGJESHEM. Obligim ishte qe te paguhej 3%. Ne realitet mbetej ne ndërgjegjen e se cilit për te paguar 3%. Sepse ne shtetet perëndimore, dhe kudo ne botë, ne nuk kemi pas te drejtë, te marrim masa kundër atyre qe nuk e kane paguar 3%. Te tillë qe nuk e kane pagua 3% dhe qe nuk ju kane përgjigjur aksioneve ka shumë.
Veprimtar dhe kontribuues te fondit te 3%, më herët ju kam njoftua, përmes një shkrimi ne gazetën Bota Sot. Ju kame njoftua se Raportin financiar, te ish ministrit te financave Isa Mustafa, të periudhës tetor 1991 -shtator 1999, ku janë të përfshira te gjitha shtetet, aty ku është paguar 3%, ne për banka. Raportin financiar e kam dorëzua ne Prokurorinë Speciale te Republikës se Kosovës ne Prishtinë.
Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, me ka njoftua me shkrim. Raportin financiar bashkë me dokumentet tjera, e kane shqyrtua dhe e kane dërgua në Prokurorinë Themelore te Republikës se Kosovës ne Prishtinë. Si dëshmi po ua paraqes njoftimin e Prokurorisë Speciale te Republikës se Kosovës në Prishtine, për çdo risi do te ju njoftoj.
Ne veprimtaret dhe kontribuuesit e fondit, te 3% mbesim me shpresë se Prokuroria Themelore e Republikës se Kosovës ne Prishtinë, bashkë me Gjykatën shtetërore të Republikës së Kosovës do të marrin në shqyrtim Raportin financiar dhe do ta kontrollojnë, përfshi edhe ekspertë të FINANCAVE, në mënyrë që të nxjerrin ne shesh të VERTETEN.
Ne veprimtaret dhe donatoret fondit te 3% , duam fakte, duam ta dimë se ku janë shpenzua parat e 3%; parat ndihma për Drenicën; arat e Aksionit gjithçka për Pavarësinë e Kosovës ; për UÇK-në. Ne duam ta dim se kush i ka dhanë parat nga Ministria e financave, me emër dhe mbiemër dhe se kush i ka pranua parat me emër dhe mbiemër dhe për çfarë nevoja i kane shpenzuar ato.
Raportin financiar te ish -ministri te financave Isa Mustafa, para se me e dorëzua në Prokurorinë Speciale te Republikës se Kosovës në Prishtinë e kam konsultua me një ekspert te financave në Zvicër. Eksperti i financave me tha se ky Raport financiar nuk është, ky është një njoftim sipërfaqësor, pa kurrfarë baze, sepse këtij raporti i mungon baza e dokumentacionit. I mungojnë raportet vjetore të BANKAVE. Shifrat e dhëna nga ish Ministri i financave Isa Mustafa duhet të përputhen me raportin e BANKAVE e pastaj te vazhdohet ma tutje.
Raporti financiar i dorëzuar nga Ministri Isa Mustafa, është i bërë lamë, pa kurrfarë radhitje, këtë e ka ber me qellim Isa Mustafa. Pse e ka bërë kështu ai vet e din. Raporti financiar kur të shqyrtohet dhe te kontrollohet nga ekspertët e financave, bashkë me prokurorin, dhe gjykatësit, çdo gjë do të ndriçohet.
Ne kemi besim në drejtësinë e Kosovës. Ne veprimtaret dhe kontribuuesit e fondit te 3%, nuk do te ndalemi së kërkuari te vërtetën. Ne duam ta dimë se ku janë shpenzua parat qe i kemi dhanë për Republikën e Kosovës dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne do te kërkojmë drejtësi, nëse është nevoja edhe ne Gjykatën Ndërkombëtare. Besoj se nuk do te ketë nevojë te shkojmë më tutje. Te gjitha do te ndriçohen me DREJTESIN e Republikës se Kosovës.
Ne veprimtaret dhe donatoret e fondit te 3%, dëshirojmë qe gjate shqyrtimit dhe kontrollimit te Raportit financiar, si eksper i financave te merre pjesë edhe Profesor Dr Musa Limani.
( Këtij shkrimi krahas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës po ia bashkëngjis edhe faqen e librit të “Shqiptarët në Zvicër në 1001 pamje”, të autorit Rexhep Rifati, ku flitet për fondet Fondin Ndihma për Pavarësisë në nivel të Zvicrës, ku janë grumbulluar mbi 24 milionë franga)