Poezia që fitoi çmimin “Bardi i Parë” në vitin 2021

ATË DITË BINTE SHI
Atë ditë binte shi,
Shi i imë,
Nga qielli sterrë
Nga qielli i zi,
Shi i ftoht nëntori
Shi që thirrte stuhi.
Atë ditë binte shi,
shi kokërrimë
Nga qielli sterrë i zi
Që çdo gjë lagu
Pos vargut tim
E vargut të vargonjëve
Po, iu shtua edhe vargu im,
Vargu im i ri
Atë ditë me shi,
parastuhi
Atë ditë nëntori të kuq,
Atë ditë nëntori të zi
Si në të gjithë nëntorët,
NËNTORËT KUQEZI!
“Atë ditë binte shi” është poezia që fitoi çmimin “Bardi i Parë” në “Takimi Letrar Esad Mekuli 2021” të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës. Poezia në fjalë është shkruar nga Ibish Neziri.
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës edhe këtë vit ka organizuar festivalin ndërkombëtar të poezisë, ku morën pjesë rreth njëqind poetë e studiues të letërsisë në qytetin e Prishtinës, Prizrenit dhe në Kukës.