Kënd këndshmërie

Kënd këndshmërie

Prishtinë
Shkurt
Pasdite
Panoramë plurale
Me njerëz
Me diell
Me pëllumba
Me çfarë tjetër
Me përpjekje
Me shpresë
Kafeneja mes
Dy shesheve
Të bashkuara
Me njerëz të bashkuar
Që shpërfillin
Pykat përçarëse
Që krah për krah
Do ecim përpara
Kah e mira
Kah e mbara
Nga procesi
Në proces