Disa studime dhe sondazhe mbi gjendjen e përgjithshme të popullsisë zvicerane në vjeshtën e vitit 2020 kanë ardhur në përfundimin se kriza e shkaktuar nga korona-virusi po ushtron shumë presion edhe në shëndetin mendor të njerëzve. Kriza nuk do të përfundojë në një periudhë afatshkurtër dhe përvoja tregon se muajt e dimrit, përfshirë festat, edhe në stinët «normale» vjetore, mund të jenë tejet sfiduese.
Për sot, 10 dhjetor, në emër të Qeverisë Federale të Zvicrës, zhvillohet dita e aksionit “Flisni për këtë. Për të gjetur ndihmë». Ky veprim ka për qëllim të ndihmojë në forcimin e shëndetit mendor në kohën e korona-virusit.
Mungesa e kontakteve sociale, shqetësimet ekonomike, frika ekzistenciale, vdekja e një personi të afërm – kriza e koronës bënë të pasigurt shumë njerëz dhe mund të çojë në luhatje e çrregullime jetësore.
Nën moton «Flisni për këtë. Për të gjetur ndihmë.», Enti Federal për Shëndetësi (BAG) dëshironë të punojë me media dhe organizata të ndryshme për të forcuar shëndetin mendor në kohën e koronës, duke kontribuar kështu për të thyer tabunë mbi këtë temë dhe duke bërë të ditura shërbimet e ofertat mbështetëse.
Koronavirusi nuk është vetëm një rrezik për gjendjen tonë fizike, por gjithashtu luhatë e çrregullon disponimin tek shumë njerëz. Nuk ndiheni mirë apo shqetësoheni për dikë? Kërkoni bisedën. Në rast nevoje , ju mund të gjeni ndihmë në platformat në internet ose tek organizatat mbështetëse (shih www.bag-coronavirus.ch/hilfe).
Informacionet mbi ditën e aksionit i gjeni nën www.bag.admin.ch/aktionstag
Fleta e fakteve: Shëndeti mendor në kohët e koronës
Disa nga shërbimet e ofertat e grumbulluara mbështetëse
Informacione dhe shkrime të tjera mbi korona-virusin, rregullat dhe rekomandimet mund të mësoni nga publikimet në prointegra.ch
Më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë: Të ndalohet rritja e rasteve të infektimit.