Ligji i rishikuar zviceran mbi Përfitimet Shtesë (EL/PC): Ndryshimet më të rëndësishme

Nëse pensionet nuk mund të mbulojnë harxhimet jetësore, të siguruarit kanë të drejtë në përfitime shtesë EL/PC (Ergänzungsleistungen / Prestations complémentaire). Me 2021’tën hyn në fuqi ligji i rishikuar mbi përfitimet shtesë. Në lidhje me këtë, në vijim mësoni më shumë për disa nga ndryshimet kryesore.

Çka janë përfitimet shtesë?
EL/PC janë një shtesë për sigurimet shoqërore të pleqërisë – të pensioneve AHV/AVS & IV/AI. Ato nuk janë ndihmë (asistencë) sociale, porse një përfitim i sigurimit. Pensionet e AHV/AVS & IV/AI sigurojnë këtë të drejtë, nëse pensionet e juaja nuk mjaftojnë për të mbuluar harxhimet (koston) jetësore. EL/PC paguhen nga Kantonet.

Kush ka të drejtë në përfitime shtesë (EL/PC)
Personat, të cilët janë me qëndrim banimi apo kanë vendbanimin e tyre në Zvicër dhe që kanë të drejtën e përfitimit të pensioneve të pleqërisë AHV/AVS, pensioneve të invaliditetit IV/AI, marrin kompensim të paaftësisë nga IV/AI, apo përgjatë së paku gjashtë muajsh kanë përfituar nga mëditjet e IV/AI.

Të huajt dhe të huajat, të cilët jetojnë pandërprerë për së paku 10 vite në Zvicër (5 vite për refugjatë dhe persona pa shtetësi) kanë gjithashtu të drejtë në përfitimet shtesë EL/PC. Këto të ashtuquajtura periudha pritjesh nuk vlejnë për shtetasit e BE-së dhe EFTA-s.

Cilat risi kanë të bëjnë me qiratë?
Kontributet maksimale mujore që llogariten për nevojat themelore janë më të larta:

Personat në amvisni Regjioni 1      Regjioni 2      Regjioni 3         Regjioni 4
1  person      1370.-              1325.-              1210.-               1100.-
2 persona      1620.-              1575.-              1460.-               1250.-
3 persona      1800.-              1725.-              1610.-               1250.-
4 e më shumë persona      1960.-              1875-               1740.-              1250.-
Regjioni 1           Regjioni 2         Regjioni 3
Person i vetëm në një bashkësi banimi                    810.-                787.50                730.-

 

Dhe sa i përket pasurisë?
Shuma e lejuar e pasurisë (shuma që nuk preket) është më ulët: rishtas 30’000 franga për personat e vetëm, 50’000 franga për çiftet. Nëse pasuria kalon shumën e lejuar, pjesa e mbetur llogariten si të ardhura.

Pos kësaj ekziston edhe një kufi i ri i lartësisë për pasurinë. Personat e vetëm të cilët posedojnë më shumë 100’000 franga, nuk kanë të drejtën në përfitimin shtesë (EL/PC). Për çifte kulmi i pasurisë është tek shuma prej 200’000 frangave.

Përjashtim nga kjo janë pronësitë në shtëpi, të cilat përdoren për vet-banim. Përllogaritet si pasuri, por me një shumë të liruar shtesë. Kështu përfituesit e shtesës EL/PC mund të jetojnë deh më tej në shtëpitë e tyre. Mirëpo, po sa të largohen nga shtëpitë e tyre, atëherë vlen kufiri i lartësisë së pasurisë, si më lartë.

E nëse pasuria është harxhuar?
Pragu i pasurisë nuk mund të tejkalohet, nëse p.sh. shtëpia u bartet në pronësi fëmijëve. Kjo vlen si heqje dorë nga pasuria dhe qon tek shkurtimi i përfitimit shtesë EL/PC. Edhe konsumi “mbi-masë” i pasurisë mund të konsiderohet si heqje dorë nga pasuria: nëse dikush para pensionimit harxhon shumë para, duhet të llogaritë në mundësinë që në moshën e pensionimit të mos merr përfitime shtesë EL/PC.

E si është puna me premitë e sigurimit shëndetësorë?
Rishtas llogariten premitë efektive, mirëpo më së larti në shumën e mesatares së premive në vendin e banimit.

Cilat obligime i kanë trashëgimtarët?
Pas vdekjes së një personi që ka marrë përfitim shtesë EL/PC, trashëgimtarët tani duhet të paguajnë EL/PC të marra në 10 vitet e fundit. Përcaktuese janë shumat e marra nga viti 2021. Trashëgimtarët duhet që të paguajnë përfitimet shtesë EL/PC nga pasuria, nëse ajo është më shumë se 40’000 franga .

Vet përfituesit e EL/PC nuk duhet ti kthejnë EL/PC e marra. Kush, fjala bie, merre përfitime shtesë EL/PC dhe trashëgon një pasuri të madhe, humb të drejtën e përfitimit shtesë EL/PC, mirëpo nuk duhet ti kthejë përfitimet e marra shtesë deri në ketë kohë.

A hyjnë menjëherë në fuqi këto ndryshime?
Rregullat e reja vlejnë për të gjithë, mirëpo për ata/o që për herë të parë marrin përfitime shtesë EL/PC nga. Për personat , të cilët qysh tani janë duke marrë përfitime shtesë EL/PC, autoritetet bëjnë një llogari krahasuese: Kush ka të drejtë më të lartë përfitimi se deri më tani, i nënshtrohet ligjit të ri. Kush sipas rregullave të reja ka marrë më pak përftime shtesë, i epet një afat kalimtar trevjeçar: Shkurtimet bëhen tek pas kalimit të këtij afati.

Mbetja në fondet e pensionit (BVG/LPP) nga mosha 58 vjeç
Nga 1.1.2021 personat, të cilët humbin vendin e punës deh të cilët kanë mbushur 58 vjet, guxojnë të mbeten edhe më tej në fondet e pensionit të ish punëdhënësit, nëse kjo parashihet ,e rregulloren e fondit pensional në fjalë. Është detyrë e fondeve pensionale (BVG/LPP) që të informojnë të siguruarit e shtyrë në moshë mbi këtë mundësi dhe mbi kushtet (afatet, koston, etj.).

Huazuar nga gazeta sindikaliste Horizonte Nr. 7/2020, autore Marília Mendes (e përshtatur nga O. Osmani)