Një vit si një ditë

Një vit si një ditë

Në mëngjes zgjohem duke buzëqesh
Paraditja po kalon disi qetë-qetë
Pasditja një koktej ndjenjash edhe stinësh
Muzgu pikë kufitare ku nata pritet
Përsëri duke buzëqesh e pastaj
Në vatër duke u çlodh e dremitur pak
Dhe dalngadalë bëhet mesnatë
Bie perdja e vjetër hapet perde e re
Në ndërtesën e lashtë të teatrit jetë
Ku vazhdon në kor kjo pëshpërimë
Një ditë si një vit a një vit si një ditë
Shumë shpejt kaloi sa hap e mbyll sytë
Sapo e dëgjova duke thënë një fëmijë
Edhe një ditë e vije Vit i Ri