Sonte mbrëma, e martë, 5.02.2019, aeroporti i Bazelit hyri në një grevë të papritur, rreth orës 20, duke anuluar kësisoj të gjitha fluturimet dhe aterrimet e aeroplanëve nga të gjitha drejtimet. Aeroplani i kompanisë hungareze Wizzair, i linjës Prishtinë-Basel-Aeroport, që duhej të ateronte pak para orës 21.00 në destinacion, u detyrua të devijonte për në aeroportin e Shtutgartit.
Ajo që u ndodhi udhëtarëve kosovarë të këtij udhëtimi ishte skandaloze dhe e papërgjegjshme: shërbimi aeroportual ua tregoi portën dalëse pa u ofruar asnjë zgjidhje, qoftë dhe një sandviç për fëmijët, e lëre më ndonjë mundësi akomodimi së paku deri në mëngjesin e së mërkurës. U mbeti që udhëtarët të sorollaten rrugëve të Shtutgartit.
Kush duhet të kujdeset për të drejtat e shtetaseve të Kosovës
Autori i kësaj informate telefonoi shërbimin konsullor të urgjencës në Shtutgart dhe nëpunësi kujdestar nuk ndërmori gjë, pos që dha numrin telefonik të konsullit, z. Lladrovci, i cili nuk iu përgjigj thirrjes. Iu la një porosi zanore. Urojmë që ta ketë dëgjuar.