Shoqata “Hora e Skënderbeut”, pret nga mërgimtarët tanë mbështetje financiare

Projekti i vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dedikuar vëllezërve arbëresh është dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë nga të gjitha anët e botës, ndaj edhe kërkohet ndihma e tyre pavarësisht nga shuma, e cila do të ketë një transparencë të plotë, ndërsa që portali ynë “prointegra.ch”, vazhdimisht do ta mbështet këtë projekt, duke sjell informacione rreth rrjedhave të tij. 

Ditë më parë Shoqata “Hora e Skënderbeut”, njoftoi se faqja  www.horaeskenderbeut.ch është online dhe se aty ofrohen të gjitha informatat rreth realizimit: “të projektin tonë si dhe mundësinë që edhe ju të bëheni pjesë e këtij projekti fisnik.”

Në faqen e kësaj shoqate thuhet se : “Misioni i shoqatës “Hora e Skënderbeut” është vendosja e shtatores së Skënderbeut në qytetin Hora e Arbëreshëvet në Itali. Projekti i vendosjes së shtatores së punuar nga skulptori Gëzim Muriqi, është dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë nga të gjitha anët e botës, për arbëreshët. Mërgimtarët shqiptarë do ta financojnë këtë projekt në mënyrë krejt vullnetare përmes një forme krejt transparente e në përputhje me ligjet e Zvicrës. Kjo dhuratë bëhet në shenjë mirënjohje për arbëreshët të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës shqiptare në shekuj si dhe si dhe është një kontribut i drejtpërdrejtë për ndërtimin e urave të shkëmbimit kulturor në mes komunitetit arbëresh e pjesës tjetër të shqiptarëve, kudo që jetojnë ata.

Në shenjë mirënjohjeje ndaj kontributit të madh të arbëreshëve, Shoqata “Hora e Skënderbeut”, e themeluar nga mërgimtarë shqiptarë më 10 shtator 2023 në Zvicër, ndërmori nismën që Bashkisë Hora e Arbëreshëvet në Sicili të Italisë t’i dhurojë një shtatore madhështore të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.

Shtatorja mbi tri metra e lartë e skulpturuar nga artisti Gëzim Muriqi na e sjell heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeun në gjendje gatishmërie, mbi shkëmbin e atdheut që bartë plagët e përpjekjeve armiqësore për ta copëtuar, dhe i palëkundur përballë furtunave të kohës, që pasqyrojnë palët e pelerinës, ndërkaq vështrimi i tij depërtues ua bën të qartë egërsirave që vijnë të maskuara me lëkura qengji se do të ballafaqohen me atë që në supe mban lëkurën e rrjepur të ujkut!

Realizimi i këtij projekti do të bëhet me mbështetjen financiare të mërgimtarëve.

Krahas mirënjohjes që shprehim ndaj arbëreshëve të Italisë, dhurimi i shtatores së Gjergj Kastriotit, që përbën shtyllën kryesore të identitetit tonë kombëtar, do t’i japë një shtytje të re kultivimit të mëtejmë të lidhjeve tona kudo qofshim në botë!

Komuniteti arbëresh, në krye e bashkiakun Rosario Petta kanë mirëpritur këtë dhuratë vëllazërie të mërgimtarëve tanë, ndaj edhe përmes një letre kanë shpreh gatishmërinë për sigurimin e lokacionit për statujën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu në njërin nga sheshet me të frekuentuara të kësaj qyteze me afro 7 mijë banorë e të themeluar me 30 gusht 1488.

Ndërkohë një delegacion në përbërje me Danë Morinën kryetar, Rexhep Rifatin nënkryetar dhe Veli Genc Berishën arkatar ka vizituar nga 18-21 janar Horën e Arbëreshëve ku janë prit nga bashkiaku Rosaro Petta dhe autoritetet komunale, ku edhe kanë parë nga afër sesi është në përgatitje e sipër sheshi ku do të inaugurohet shtatorja impozante.

Si mund të dhuroni?

Ju keni mundësinë që të bëjeni pjesë e këtij projekti duke dhuruar përmes pagesës bankare në xhirollogarinë e shoqatës, përmes formës TWINT si dhe me kartelë krediti përmes PayPal. Më poshtë i keni të sqaruara të gjitha këto forma.

Dhuroni përmes xhirollogarisë

Marrësi: HORA E SKËNDERBEUT, 8000 Zürich, Switzerland
Banka: PostFinance AG, Mingerstrasse 20, 3030 Bern, Switzerland
Kodi bankar: 9000
IBAN: CH02 0900 0000 1626 0159 8
BIC: POFICHBEXXX

Dhuroni përmes TWINT

Dhuroni përmes kartelës