Në shtëpinë e Reçakut prej nga u nxorën burrat në ekzekutim masiv  

 

Kur vizituam shtëpinë e mësuesit të ekzekutuar në Reçak, Sadik Osmani (që e kisha shok shkolle në Normalen e Ferizajt) edhe më tej shiheshin shenjat e plumbave të hordhive serbe që kryen masakrën morbide, sot e 22 vjet në këtë katund të pambrojtur malor të anës së Shtimes.- Një vizitë i bëmë edhe shkollës ku pamë nga afër se Reçaku përkundër tragjedisë donë të përtërijë popullatën dhe ti tregoi botës se në këtë vend këta njerëz janë denbabaden dhe se as barbaria e fundit serbe nuk mund ti shkul nga pragu i shtëpisë.

 Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Sa herë që viziton njeriu kompleksin memorial në Reçak, ku prehen viktimat e 15 janarit të vitit 1999, të vrarë barbarisht nga forcat policore-ushtarake, shihet se hordhitë çetnike nuk u kursyen as fëmijët e pleqtë. Mjafton të nxjerrim fotot e gdhendura në mermerë të fëmijët Raif M. Salihu, apo të plakut 99 vjeçar, Abdyl S. Sejdiu.

Por aty në mesin e viktimave të masakruara hasim edhe një nga shokët e mi në shkollën Normale të Ferizajt, Sadik Osmani nga shtëpia e të cilit u nxorën burrat dhe u ekzekutuan në me¨nyrë masive.  Gjatë një vizite që i bëmë familjes së këtij mësuesi me veprimtarin Ibrahim Xhemajli, që jeton në Danimarkë, e që e që halla e tij, zonja Sevdije, na tregoi se si në podrumin e kësaj shtëpie, serbët i tubuan burrat për ti dërguar në vendin e krimit, ku e pësoi keq edhe njëri nga djemtë që edhe sot i bartë traumat e kësaj tragjedie.

Në kompleksin memorial ku pushojnë viktimat e kësaj tragjedie të paparë, në shenjë falënderimi është ngrit edhe një shtatore kushtuar njeriut që ia dha botës kumtin për këtë masakër, Ambasadorit të OBS-së në Kosovë, William Walker, i cili ia tha botës të vërtetën që Serbia në asnjë formë nuk mund ta fshehë, sepse kanë kaluar kohërat e errëta kur ajo i mbulonte gjurmët e krimit të saj, në çfarëdo përmase të ishin ato.

Me këtë rast i bëmë edhe një vizitë shkollës dhe fshatit ku pamë nga afër se Reçaku përkundër tragjedisë dhe përjetimeve të rënda nga masakra, megjithatë donë të përtërijë popullatën dhe ti tregoi botës se në këtë vend këta njerëz janë denbabaden dhe se as barbaria e fundit serbe nuk mund ti shkul nga pragu i shtëpisë.

Po në këtë fshat pos me të tjerë isha edhe me luftëtaren dhe humanisten kaçanikase Sevdije Frangun, që tash prehet në amshüëm dhe me kryetarin e SHH “Feniks” të Ferizajt dhe të tjerë, meqë rast edhe po jap ca imazhe nga këto vizita.